E Diel, 1 Nëntor 2026

Roja private zihet me dy persona, qëllon me armë

Tiranë Nga konflikti nuk ka pasur asnjë të plagosur

Tre persona janë përfshirë në një konflikt për motive pronësie, ku njëri prej tyre ishte roje private dhe ka qëlluar me armë në ajër. Burimet policore bënë të ditur se pasditen e djeshme, rreth orës 18:00, tre persona janë përfshirë në një konflikt të çastit, që ka përfunduar me përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur pranë “Ushtarit të Panjohur”, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e protagonistëve. Njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qenë duke ruajtur dy dyqane në ndërtim, pasi ishte roje private dhe gjatë konfliktit ka shtënë me armë, por policia tha se nuk ka pasur të plagosur. Sipas të dhënave, ai kishte qëlluar në ajër. Ndërkohë, personat që kanë qenë afër vendit të ngjarjes, tregojnë se kanë parë një person të shtrirë. Ngjarja ka ndodhur pranë Parlamentit të Shqipërisë, në kohën kur deputetët ishin duke hyrë në sallë. Sipas të dhënave policore, konflikti ka ndodhur, pasi dy personat e tjerë kanë pretenduar se ishte prona e tyre, aty ku po ndërtohen dy dyqanet.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›