Matura, ruajtja e rezultateve
04/03/2009 Maturantët e para 2008-s, dokumentet që duhen dorëzuar gjatë aplikimit për pranimet e këtij viti
Provimet, vetëm në kryeqytet rezultojnë të jenë ndarë për lëndët me zgjedhje 5 mijë formularë
Procedura e aplikimit për provimet e maturës shtetërore gjatë këtij viti diferencohet sipas viteve kur maturanti ka mbaruar shkollën e mesme. Kështu, maturantët që mbarojnë parë gjatë 2009-s duhet të plotësojnë formularin A-1 dhe të japin katër provimet e maturës shtetërore, ndërsa kandidatët që e kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2009 duhet të tregojnë kujdes në procedurat e aplikimit, sepse ato ndryshojnë sipas kategorive aplikuese. Këta të fundit kanë të drejtë që të rifuten në garën përzgjedhëse për pranimet në universitete, duke ruajtur rezultatet e viteve të shkuara (kjo bëhet vetëm me kërkesë të maturantit, çka identifikohet nëpërmjet procedurës së plotësimit të formularit A-1Z). Për këtë rast mund të konsiderohet i vlefshëm rezultati i njërës lëndë ose i të dyjave, e cila duhet specifikuar me kujdes në plotësimin e formularit shtesë, që është vetëm për këtë kategori. Megjithatë, maturantët duhet të tregohen të vëmendshëm, që brenda përfundimit të afatit zyrtar për dorëzimin e formularit të plotësuar (data 10 mars) të bëjnë procesin e aplikimit, duke depozituar dokumentet e nevojshme pranë shkollave të tyre përkatëse, ku nuk duhet të mungojë dëftesa e pjekurisë, ose vërtetimi i notave, kur mungon kjo e fundit. Sipas burimeve zyrtare, vetëm në kryeqytet janë shpërndarë për maturantët që do të marrin pjesë në provimet e maturës shtetërore gjatë këtij viti më shumë se 5 mijë formularë.
Maturantët para vitit 2005-2006
Procedurat ndryshojnë për kandidatët e vjetër, që e kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2005-2006. Këta të fundit, në rastet kur disponojnë dëftesë pjekurie dhe duan të vazhdojnë studimet në shkollat e larta, do të japin vetëm dy provimet me zgjedhje. Regjistrimi për provimet me zgjedhje do të bëhet në institucionet ku këta kanë kryer shkollat e mesme (ose pranë komisioneve të maturës shtetërore të drejtorisë arsimore të rrethit ku ka figuruar shkolla e mesme (për rastet kur shkolla e mesme apo profili i shkollës së mesme që kanë kryer është mbyllur). Këta kandidatë duhet të dorëzojnë një listë dokumentesh, si: vërtetimin se ka mbaruar shkollën e mesme, i shoqëruar me notat e 4 (katër) ose 5 (pesë) viteve të shkollës së mesme; kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë; dokumenti identifikimit i noterizuar, lëshuar në tre muajt e fundit (përveç pasaportës); kërkesën me shkrim për dhënien e provimit me zgjedhje.
Për të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005–2008 kanë dhënë provimet me zgjedhje, por nuk janë regjistruar në asnjë fakultet, rezultatet e arritura prej tyre në provimet me zgjedhje të këtyre viteve mund të ruhen, edhe në rastin kur nxënësi ka marrë vlerësim kalues vetëm njërin nga provimet me zgjedhje (përveç rasteve kur kërkon ta rijapë lëndën). Kështu, nëse nxënësi kërkon t’i ruhet rezultati i mëparshëm, në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë. Në rast se nxënësi e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon t’i njihet rezultati i saj, do t’i njihet rezultati i vitit të fundit kur e ka dhënë lëndën.
Në rregulloren e provimeve të këtij viti është përcaktuar që për të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005–2006, 2006–2007, 2007–2008 dhanë vetëm provimet e detyruara, por jo provimet me zgjedhje, për t’u regjistruar në universitetet publike këtë vit duhet të japin provimet me zgjedhje. Këto provime duhet të jepen pranë shkollave të mesme ku këta kandidatë kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë komisionit të maturës në shkollë dhe në drejtorinë arsimore të rrethit, duke paraqitur dëftesën e pjekurisë origjinale.
Kandidatët që nuk kanë dëftesë
Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2005, por nuk kanë marrë dëftesën e pjekurisë, këtë vit duhet të japin provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Fillimisht duhet të paraqiten e të plotësojnë formularin A-1 në shkollën ku caktohet, duke paraqitur këto dokumente:vërtetimin se ka mbaruar shkollën e mesme, të shoqëruar me notat e arritura gjate viteve, lëshuar nga drejtori i shkollës bazuar në regjistrin themelor (amza); kopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit, si dhe kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve.