Mbështetja ndaj Bashar Al-Asad, një përsëritje e gabimeve perëndimore ndaj Lindjes së Mesme
Shumë anëtarë të Kongresit nga të dyja partitë, që në muajt e fundit kanë vizituar Sirinë kanë thënë se e konsiderojnë një reformator. Janë të pakta gjërat e thëna nga kjo administratë në të dy vitet e saj që mund të konkurrojnë me atë për dështim moral dhe pakuptueshmëri strategjike.
Mbi të gjitha, duket që është false. Shpresohej që presidenti Assad do të ishte një reformator, kur, një dekadë më parë, trashëgoi diktaturën e të atit. Si një okulist që kishte studiuar në Londër, iu rezervua një trajtim i plotë tek Yuri Andropov: supozimi që, duke qenë i ekspozuar ndaj mënyrave perëndimore, ishte bërë perëndimor edhe ai. Kjo ishte e gabuar. Assadi ka udhëhequr të njëjtin shtet tiranik të policisë alawite pikërisht si i ati i tij. Bashar kishte bërë premtime reformash gjatë Pranverës Arabe të vitit 2005. Gjatë shtypjes brutale të protestave aktuale, zëdhënësi i tij rinovoi premtimet e reformave. Më pas Assadi, u paraqit të mërkurën përpara Parlamentit i pacipë në mënyrë skandaloze. Ai nuk bëri asnjë lëshim.
Pika e dytë: Kërkesa e Hillary Clintonit është moralisht e pavend. Ka njerëz që demonstruan kundër një diktature që në mënyrë të përsëritur hap zjarr kundër popullit të vet, një regjim që në vitin 1982 ka vrarë 20 mijë persona në Hama dhe më pas ka ndërtuar mbi varret e përbashkëta. Këtu ka njerëz mjaft të guximshëm që kërkojnë reforma dhe Sekretari i Shtetit amerikan i thotë mbarë botës se maskarai që urdhëron të hapet zjarr ndaj njerëzve të pafajshëm është tashmë një reformator, duke miratuar kështu vijën e partisë Baath (“jemi të gjithë reformatorë”, tha Assadi në Parlament), duke dobësuar kauzën e demonstruesve.
Pika e tretë është strategjikisht e pakuptueshme. Kjo ndodh ndonjëherë për të mbuluar një aleat shtypës për arsye të lidhura ngushtë me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Kjo për shkak të fjalëve tona të ngrohta në Bahrein. Kjo për shkak të përgjigjes sonë të ngadaltë lidhur me çështjen e Egjiptit. Vetëm në raste të rralla ndodh që interesi strategjik dhe morali imperativ të përkojnë plotësisht. Ky është rasti i Sirisë, një shtet policor monstruoz, regjimi i të cilit punon në mënyrë konstante për të penguar interesat amerikane në rajon.
Gjatë ditëve më të këqija të luftës në Irak, ky regjim ka infiltruar terroristë në vend për të luftuar trupat amerikane dhe aleatët irakianë. Ka dhe gjak libanez pas vrasjes së gazetarëve të pavarur dhe të demokratëve, duke përfshirë edhe ish kryeministrin Rafiq al-Hariri. Këtë vit ai ndihmoi për të për të përmbysur qeverinë pro-perëndimore të djalit të Haririt, Saadit dhe e vendosi Libanin nën kontrollin e dhunshëm të antiperëndimor të Hezbollahut. Siria është partnere e Koresë së Veriut në përhapjen bërthamore. Ajo është agjente e Iranit dhe aleati më i ngushtë arab, e cila siguron një dalje në Mesdhe. Ato dy anije luftarake që iraniane që në shkurt kaluan Kanalin e Suezit ankoruan në portin sirian të Latakias, një depërtim në Mesdhe i kërkuar prej një kohe të gjatë.
Ja edhe Sekretari i Shtetit që mbulon diktatorin sirian në sy të opozitës. Nuk përmirëson gjërat fakti se, dy ditë më pas, Clinton është përpjekur të kthehet në hapat e saj, duke thënë se ishte thjesht duke cituar të tjerët. Mbeturina. Nga moria e mendimeve për Assadin, zgjodhi të citonte pikërisht njërin: reformator. Ky është një miratim, më pas nuk ka rëndësi që ajo pretendon të kundërtën.
Nuk është puna vetëm tek fjalët, fshihet politika pas saj. Kjo delikatesë ndaj Assadit sjell përsëri me druajtje në mendje përgjigjen e presidentit Obama për trazirat iraniane të vitit 2009, gjatë të cilave u tregua në mënyrë skandaloze ngurrues për të mbështetur protestuesit, duke riafirmuar shumë herë ligjshmërinë e teokracisë brutale që i shtypte.
Përse? Sepse Obama donte të rrinte “i angazhuar” me mullahët, në mënyrë që t’i shkëpuste nga armët e tyre bërthamore. Ne e dimë sesi mbaroi. E njëjta mendjemadhësi ndjek politikën e tij ndaj Sirisë: të mbajë marrëdhënie të mira me regjimin, në mënyrë që Obama të ketë mundësi ta bindë që të vëjë mënjanë aleancën e saj me Iranin dhe mbështetjen ndaj Hezbollahut.
Një tjetër dështim i plotë. Siria ka hedhur poshtë me mospërfillje lajkat e Obamës: vizitat lajkatare të presidentit të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit John Kerry dhe të kthimit të ambasadorit të parë amerikan në Damask që nga vrasja e Haririt. Përgjigja e Assadit? Një aleancë akoma më e ngushtë dhe mburravece me Hezbollahun dhe me Iranin. Ambasadori ynë në Damask duhet të takojë demonstruesit dhe të vizitojë të plagosurit. Në rast refuzimi, duhet të thërritet në Uashington. Në vend që të “kritikojë dhunën”, siç bëri Clintoni në hapin e saj mbrapa, duhet ta denoncojmë në çdo gjuhë efikase dhe në çdo vend të mundshëm debati, duke përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Askush nuk po kërkon një shpëtim të stilit libian. Vetëm të thuhet e vërteta. Nëse Kerry do të bëhet qesharak duke vazhduar të thotë se Assadi është një simbol i ndryshimit, kjo tregon se jemi një vend i lirë, por Hillary Clinton flet në emër të kombit.