Mbrojtja nga rrezatimet, PS: Ligji nuk bazohet në shifra. PD: Ligji sipas standardeve
12/10/2011 Debate në Komisionin Parlamentar për Integrimin Evropian për miratimin e draftit
Projektligji “Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”, i bazuar në normat e standardeve evropiane, ka shkaktuar debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Integrimit. Gjatë prezantimit të ligjit, iniciativë kjo e Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësuesi i ministrisë theksoi se në këtë draft ligjor mungon një tabelë krahasuese e shifrave të ndotjes në vend me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Kaq ka mjaftuar që deputetët e PS-së në komision t’i kërkonin kryetares Ermelinda Meksi që ta kthenin mbrapsht draftin, pasi sipas opozitës, ligji nuk përmban në vetvete një tabelë përputhshmërie me normat e lejuara. “Ligji nuk ka një tabelë reale që të na tregojë saktësisht përputhshmërinë e ndotjes në vendin tonë me ato të vendeve të BE-së. Të kthehet mbrapsht ky projektligj, të bëhet tabela e rezultateve, dhe kur të vijë herën tjetër së bashku me grupet e interesit dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimit, patjetër që do ketë dhe votat e mazhorancës”, u shpreh deputeti i PS-së, Ditmir Bushati. Por kërkesa e Bushatit është kundërshtuar me forcë nga përfaqësuesit e mazhorancës. “Ligji përderisa është kaluar nga Komisioni i Shëndetësisë, mendoj që duhet miratuar sipas vërejtjeve të bëra nga përfaqësuesit e atij komisioni. Ju kot po e politizoni kaq shumë duke qenë se bëhet fjalë për një draft sipas standardeve evropiane. Ndaj ju ftoj ta votojmë”, u shpreh deputetja e PD-së, Mesila Doda. Miratimi i këtij projektligji do të sjellë një rregullim të punës me rrezatimin jojonizues duke marrë në konsideratë gjithmonë të mirat që vijnë nga përdorimi i këtyre rrezatimeve, pra, përmes këtij ligji do të kufizohen ato elemente të rrezatimeve jojonizuese, të cilat përbëjnë rrezik për publikun dhe punonjësit e ekspozuar profesionalisht duke mos paguar përdorimin e këtyre rrezatimeve.
Taulant Balla
“Ky ligj ngjan më shumë si një VKM e jo si ligj. Dhe Shqipëria është republikë parlamentare dhe jo ekzekutive. Dhe ju thoni që rregullimet e tij do bëhen me disa akte qeveritare. Nuk jemi këtu nën urdhrat e Berishës që kërkon të hiqet si realizues i standardeve. Por ju jeni rreshtuar si ushtarë nën urdhrat e komandantit, për të miratuar çdo gjë që ai sjell këtu”, iu drejtua dje socialisti Balla deputetëve të mazhorancës në komision.