Me kurajën e Skënderbeut drejt demokracisë dhe lirisë
Është vërtet një nder për mua të mund t’u drejtohem përfaqësuesve të kombit shqiptar, për të dëshmuar në radhë të parë lidhjet e forta të miqësisë dhe solidaritetit që lidhin historikisht dy popujt tanë.
E gjithë historia e marrëdhënieve mes dy vendeve tona lind nga një afërsi shpirtërore dhe kulturore, që falë një gërshetimi të kulturave që kanë ditur të takohen dhe dialogojnë ndër shekuj, shkon përtej të dhënës së thjeshtë gjeografike.
Mrekullitë arkeologjike të Durrësit, kështjellat venedikase të Shkodrës, bashkësitë arbëreshe në Italinë e Jugut, vetë profili urbanistik i kryeqytetit tuaj na flasin për një të kaluar të bashkëndarë që u takon klasave politike të sotme ta ripërtërijnë dhe aktualizojnë.
Në këto vite të fundit kuvendet tona kanë ndihmuar ndjeshëm në rritjen e këtyre lidhjeve, duke vendosur themelet për një bashkëpunim të frytshëm politiko-institucional mes përfaqësive përkatëse parlamentare.
Kjo punë e përbashkët reflektimi, e thelluar më tej në tryezën e rrumbullakët mes kryetarëve të parlamenteve të vendeve të rajonit, e organizuar në Romë nga Dhoma e Deputetëve, fiton një rëndësi të veçantë në një kohë kur të ndihet shpesh një lloj mosbesimi në metodën parlamentare që rrezikon të përkthehet në një “demokraci pa popull”, me institucione të dobësuara dhe të deligjitimuara.
Jetojmë në vite në të cilat ekziston – dhe në njëfarë kuptimi i pashmangshëm – një tension mes premtimeve dhe realitetit të jetës demokratike, mes legjitimitetit dhe mosbesimit në institutet e përfaqësisë politike, çështje të cilat neve, si ligjvënës, na kërkohet t’i marrim përsipër çdo ditë për të mos lejuar që ato të marrin tipare populiste dhe regresive.
Përballë këtyre rreziqeve, demokracia parlamentare shqiptare ka treguar konkretisht se ka aftësinë të menaxhojë ndërrimin e qeverisjes mes forcave të ndryshme politike dhe se ka ditur të qeverisë në këta muaj të fundit një proces të vështirë të reformës institucionale.
Udha e vështirë për demokratizimin e sistemit politik dhe të shoqërisë civile, e përshkuar nga Shqipëria dhe nga vende të tjera të rajonit të Ballkanit në këto vite, me ulje-ngritjet e veta, vështirësitë dhe sukseset e veta, përfaqëson ndoshta konfirmimin më emblematik të “paradoksit” të sjellë nga Aleksis de Tokevile (Alexis de Tocqueville) mbi thelbin e sistemeve demokratike: epërsia e tyre nuk qëndron në fakt në “cilësinë” e vendimeve të marra – që ndonjëherë mund të shfaqen si të kritikueshme apo të jenë të tilla, ashtu si aktorët që i kanë miratuar ato – por në të qenit të orientuar nga pikëpamja strukturore ndaj vetëkorrigjimit, pa rrezikuar me këtë bashkëjetesën civile dhe rendet institucionale.
Angazhimi për fuqizimin e demokracisë përmes mbrojtjes së vlerave të saj, të rregullave dhe të instituteve të saj, nuk mund të ndahet, sidomos nga ata që janë mbajtës të përgjegjësive politike, nga marrja përsipër e një angazhimi konkret për zhvillimin ekonomik civil.
Kjo presupozon se duhet të mbahet gjithnjë i hapur – e madje i thelluar më tej – dialogu mes kulturave të ndryshme të pranishme në Ballkanin perëndimor, duke u mbështetur në prirjen mesdhetare që përshkon shoqëritë e vendeve të këtij rajoni. Aftësia për të bashkëjetuar në larminë kulturore dhe për t’u frymëzuar nga diversitetet përbën në fakt një pasuri të pamatë që klasat drejtuese duhet ta rivlerësojnë gjithnjë e më shumë.
Parlamente të forta dhe “vendimmarrëse” mund të luajnë në Ballkanin Perëndimor një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë. Si vende të përfaqësimit dhe të përballjes mes instancave të ndryshme të shoqërisë civile, parlamentet përbëjnë në fakt selinë më të përshtatshme për drejtimin e proceseve të planifikimit dhe të pajtimit kombëtar, absolutisht të nevojshme me qëllim që plagët e viteve nëntëdhjetë të mund të shërohen njëherë e mirë.
Në këtë perspektivë, ndërtimi i një shteti demokratik dhe pluralist në Kosovë përfaqëson një shtrat mbi të cilin do të matet jo vetëm autoriteti e besueshmëria e Bashkimit Evropian, por edhe besueshmëria e klasave qeverisëse të vendeve të Ballkanit Perëndimor, aftësia e tyre për të qenë pjesë përbërëse e familjes së madhe evropiane.
Në këtë vizitë të shkurtër timen në Tiranë mbeta thellësisht i prekur nga “kërkesa për Evropë” që përshkon fjalët e bashkëbiseduesve të mi shqiptarë, që u përkasin të gjitha forcave politike.
Është një kërkesë për integrim që nuk brendashkruhet vetëm në mjediset politike, por që ndihet në opinionin publik, gjithnjë e më i vëmendshëm ndaj qëndrimeve të institucioneve komunitare, ashtu si dhe në qëndrimet e qytetarëve shqiptarë, sidomos të brezave të rinj, që dëshmojnë me vendimet e tyre se ndihen plotësisht qytetarë evropianë, për shembull, duke zgjedhur të punojnë apo të studiojnë, gjithnjë e më të shumtë në numër, në vendet e Bashkimit Evropian.
I takon klasës politike shqiptare të mos zhgënjejë këto pritshmëri, që shpesh kërkojnë sakrifica të rëndësishme personale dhe zgjedhje jetike të vështira, duke vazhduar më tej në rrugën për një integrim të plotë euro-atlantik dhe duke fuqizuar sukseset e arritura nga vendi juaj me marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian në qershor 2006 dhe me firmosjen e kohëve të fundit të Protokollit të Anëtarësimit në Aleancën atlantike, në 9 korrik të këtij viti.
Do të doja të theksoja lidhur me këtë se Italia dhe Parlamenti i saj kanë qenë dhe janë në krahun tuaj, në mbështetje të aspiratave dhe të një integrimi të plotë në strukturat komunitare dhe atlantike, si dhe veprojnë edhe në planin dypalësh për të përshpejtuar këtë proces, duke bashkëpunuar veçanërisht me autoritetet shqiptare për realizimin e të gjitha reformave legjislative dhe administrative që i paraprijnë hyrjes në Bashkimin Evropian.
Siç e dini, bashkëpunimi italian në Shqipëri ka fituar ndër vite rëndësi të madhe, duke u lënë vend ndërhyrjeve për mbrojtjen e rendit publik dhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, nismave në mbështetje të institucioneve, deri në mijëra veprimtaritë e ndërmarra nga shoqatat vullnetare për zhvillimin e një shoqërie civile më të lirë e më të drejtë.
Puna e kryer në këta sektorë është njohur e vlerësuar nga të gjithë dhe përbën një “model” që mund të propozohet me efikasitet edhe në lidhje me vendet e bregdetit jugor të Mesdheut.
Lejomëni atëherë, në një takim kaq solemn, që në emër të Dhomës së Deputetëve t’i drejtohem me një falënderim gjithë italianëve dhe italianeve që punojnë çdo ditë në Shqipëri, duke treguar një efiçencë dhe një profesionalizëm të jashtëzakonshëm në përmbushjen e detyrave të tyre dhe duke sjellë një imazh fisnik dhe bujar për vendin tonë.
Kam pasur gjithnjë bindjen se mbështetja e vendosur e Italisë ndaj pritshmërive euro-atlantike të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk e gjen zanafillën në arsye altruizmi, por në vetëdijen se nëse nuk do të ishte kështu, këto vende do të rrezikonin të shndërroheshin në njëfarë “vrime të zezë” në gjeopolitikën evropiane, që në mënyrë të pashmangshme do të kushtëzonte negativisht stabilitetin dhe sigurinë e gjithë kontinentit.
Në fakt, nuk mund të flasim për një Evropë të qëndrueshme dhe “të ribashkuar” pa ndihmën e vendeve të Ballkanit Perëndimor: zgjerimi në vendet e Evropës Qendrore-Lindore në 2004-2007 ka margjinalizuar në njëfarë mënyre vendet e Ballkanit Perëndimor, duke krijuar një hapësirë ekstrakomunitare në të cilën – ndër të tjera – trafiqet kriminale krijojnë korridore të privilegjuara. Prandaj, është e nevojshme që zgjerimi në vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhet sërish një përparësi për zgjedhjet kryesore të Bashkimit Evropian.
Në këtë dritë, disa nisma shumëpalëshe që veprojnë në këtë rajon dhe që janë ndërmarrë në bazë të largpamësisë së mirë të Italisë, duke filluar nga fundi i viteve tetëdhjetë – e kam fjalën për Iniciativën Adriatik-Jon dhe për InCE – mund të luajnë një rol strategjik për zgjerimin në Adriatik të Bashkimit Evropian, edhe përmes dimensioneve përkatëse parlamentare.
Procesi i “evropianizimit” të rajonit kërkon në të vërtetë një bashkëpunim të ngushtë parlamentar në përcaktimin e ndërhyrjeve legjislative që kanë për qëllim përftimin e acquis komunitare, për adoptimin e një legjislacioni tregtar të hyrjes së lirë të produkteve në hapësirën e tregjeve të mëdha të Evropës së Bashkuar, si dhe për përcaktimin e marrëveshjeve ndërrajonale për bashkëpunim tregtar.
Kjo udhë kalon gjithashtu përmes një “hopi të vërtetë cilësor”, si përcaktimi i një hapësire ekonomike të integruar të Ballkanit Perëndimor që mund të ndërveprojë më lehtësisht me ekonomitë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Krijimi i kësaj hapësire kushtëzohet sot nga ngjashmëria e specializimeve prodhuese mes ekonomive të rajonit, nga mungesa e rrjeteve të mëdha infrastrukturore, nga vëllimi i madh i legjislacioneve doganore.
Integrimi i rajonit – që deri më sot është margjinalizuar nga flukset e mëdha tregtare që kanë ndihur nga ana tjetër Mesdheun Perëndimor dhe vendet e Evropës Veriore – kërkon edhe një ringjallje të Adriatikut që mund të luajë një rol nxitës për rrjetet dhe partneritetet mes Baltikut, Mesdheut dhe Detit të Zi.
Në këtë këndvështrim, fiton përparësi zhvillimi i rrugëve kryesore të komunikimit me rëndësi të veçantë strategjike si i ashtuquajturi “Korridor panevropian i transportit nr. 8” (Bari/Brindizi-Durrës-Shkup-Varna/Burgas) dhe krijimi i infrastrukturave dhe konieksioneve të reja energjetike, si linja e interkonieksionit me rrjetin e transmetimit shqiptar, ndërtimi i së cilës është vendosur nga pala italiane disa javë më parë.
Realizimi i kësaj linje të re konieksioni bën pjesë në kuadrin më të gjerë të iniciativave ekonomike, që karakterizohet nga një bashkëpunim gjithnjë e më i madh mes dy vendeve tona që, duke u mbështetur në projekte të bashkëpunimit për zhvillim, është shtrirë tani në sektorin e infrastrukturave dhe të shërbimeve publike dhe sociale, duke përcaktuar kështu nivele të larta të ndërshkëmbimit dhe duke i siguruar Italisë vendin e parë në sektorin e partneritetit tregtar dhe në investime.
Mendoj gjithashtu se edhe Bashkimi për Mesdheun mund të përfaqësojë për vendet e rajonit një tjetër instrument “për përafrimin” në kuadrin komunitar, duke rivlerësuar specifikat e tyre gjeopolitike në përputhje me Lindjen e Perëndimin dhe trashëgiminë e tyre kulturore, që karakterizohet nga pluralizmi i etnive dhe besimeve fetare.
E vlerësoj si mjaft pozitiv anëtarësimin e disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në projektin e lançuar sërish nga takimi i Parisit më 13 korrik të këtij viti dhe shpresoj në një integrim të gjithë vendeve të rajonit brenda sistemit të institucioneve të Bashkimit për Mesdheun, duke filluar nga Asambleja Parlamentare euro-mesdhetare.
Në korrik 2003, një paraardhës i suksesshëm imi, z.Pierferdinando Casini (Kazini), pati edhe ai mundësi t’i drejtohej Parlamentit shqiptar dhe foli për perspektivat e një vendi që në atë kohë dilte nga një krizë shumë e rëndë ekonomiko-financiare, ende larg objektivave të integrimit evropian dhe atlantik.
Pothuaj pas pesë vjetësh gjej një Shqipëri, që ndërkohë e kam vizituar në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, të shndërruar në të gjitha aspektet dhe shoqëria shqiptare duket se i ka shpëtuar përfundimisht të tmerrshmit “Pallat të ëndrrave” të romanit të të madhit Ismail Kadare dhe është në gjendje të ndërtojë, me gjithë kurajën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, një të ardhme të demokracisë dhe lirisë.
*Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, fjala në Kuvendin e Shqipërisë