E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri Kombëtar mirëpret 25 gra të dënuara

20/03/2009  Premiera “Filumena Marturano”

TIRANË- 25 gra të dënuara nga Institucioni Penal “Ali Demi” do të marrin pjesë në premierën “Filumena Marturano” që do shfaqet në sallën e Teatrit Kombëtar. Ato do të jenë në këtë sallë, sot në datë 20 mars, në orën 19.00. “Filumena Marturano” bën fjalë për jetën e një vajze që prostituohej dhe ndryshimin radikal që pasoi jetën e saj si rrjedhojë e një vendimi për të ndryshuar jetën tërësisht. Ky është dhe mesazhi kryesor që Drejtoria e Burgjeve ka menduar të përcjell tek gratë e dënuara me burg. Pavarësisht situatës që ndodhen, mjafton një vendim në kohën dhe momentin e duhur për të marrë në kontroll jetën dhe ta shndërrojnë plotësisht duke bërë më të mirën. Gratë që u përzgjodhën për të ndjekur këtë premierë janë vlerësuar pozitivisht për sjelljen e tyre në institucion si dhe janë në muajt e fundit të dënimit të tyre dhe nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri për qytetarët e lirë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›