E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë kujdes për fëmijët këtë dekadë

Qeveritë e Europës

Ministrat europian të Shëndetësisë dhe të Mjedisit u zotuan nëpërmjet një deklarate të përbashkët se do të reduktojnë rreziqet që sjell ambienti në shëndetin e fëmijëve. Përfaqësuesit e lartë të 53 vendeve evropiane, të mbledhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, firmosën në ministralin e mbajtur në Parma të Italisë edhe deklaratën, e cila i hap rrugë krijimit të programeve kombëtare për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. Në këtë aktivitet ku merrnin pjesë edhe ministrat shqiptarë, ai i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, përfaqësuesit e lartë të Europës u zotuan se fëmijët në të gjithë Europën do të kenë mundësinë e konsumimit të ujit të pastër, mundësi për të pasur aktivitet fizik dhe një të ushqyer të shëndetshëm. Po kështu ata siguruan se brenda 10 viteve të ardhshme në vendet e tyre do të përmirësonin cilësinë e ajrit dhe do ta mbanin të pastër mjedisin nga elementet helmuese toksike. Nga ana tjetër, qeveritë e vendeve të Europës u zotuan se do të vendosnin shëndetin në qendër të zhvillimeve sociale dhe ekonomike të vendeve të tyre dhe do të rrisin investimet për teknologji të re në këtë fushë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›