E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e vendimit të huaj në Shqipëri

Procedurat

Një gjykatë shqiptare procedon me njohjen e një vendimi penal të huaj, kur ajo kërkohet nga Ministria e Drejtësisë mbi bazën e një kërkese nga shteti dënues për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit penal. Vendimi penal i huaj mund të ekzekutohet si ndaj shqiptarëve, të huajve, apo edhe personave pa shtetësi. Vendimi i një gjykate të huaj për dënimin me burgim mund të ekzekutohet: me kërkesë të një shteti të huaj, në rastin kur personi i dënuar nuk mund të ndalohet nga ai shtet; me kërkesë të një shteti të huaj kur personi i dënuar është shtetas shqiptar dhe ka vendbanim në Shqipëri dhe me kërkesën e një shtetasi shqiptar që vuan dënimin në shtetin dënues për transferim dhe vazhdim të vuajtjes së dënimit në vendin mëmë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›