Prokuroria zbulon kredinë 300 mijë USD të Mediut
20/03/2009 Letërporosi në SHBA për paratë që Pinari e Deligjori nxorën nga “Gërdeci”
TIRANE- Menjëherë pas fillimit të hetimeve për procedimin penal ku do të hetohen, aferat korruptive të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe zyrtarëve të tjerë, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 3 letërporosi. Mësohet se nëpërmjet tyre, organi i akuzës i ka kërkuar informacion autoriteteve të Teksasit dhe Floridës, mbi llogaritë bankare të të pandehurve Fatmir Mediu, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji, pasi këta të fundit dyshohen se një pjesë të parave të përfituara nga demontimi i predhave dhe municioneve në Gërdec, i kanë depozituar në disa banka amerikane. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës shqiptare, të cilat kanë konfirmuar se përveç llogarive bankare, autoriteteve amerikane u është kërkuar që të japin informacion edhe për disa shuma financa apo transaksione që janë kryer nga bankat amerikane në ato shqiptare apo vende të tjera. Me këto procedura hetimore Prokuroria e Përgjithshme synon të hedhë dritë mbi pasurinë e dyshimtë të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe zyrtarëve të tjerë që mendohet se nga shpërdorimi i detyrës kanë përfituar shuma të mëdha financiare. Aktualisht organi i akuzës është duke verifikuar në Shqipëri pasuritë e 29 personave të pandehur, ku midis tyre ndodhen katër gjeneralët dhe ish-zyrtarë të tjerë që kanë shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Burimet thanë se deri nga verifikimet e tanishme janë marrë disa të dhëna për ish-ministrin Mediu, ku në emër të tij është zbuluar një kredi bankare prej 300 mijë euro, dy apartamente dhe pasuri të tjera. Ndërkohë që lidhur me pasurinë janë verifikuar edhe të pandehurit e tjerë, të cilëve i janë konstatuar disa banesa dhe objekte që të ngrenë dyshime të arsyeshme për hetimin e mëtejshëm të tyre.