E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saureli shtyp për vdekje 10-vjeçaren

21/04/2009  Fëmija vrapoi nga frika

FIER- Një dhjetëvjeçare ka gjetur vdekjen nga rrotat e një automjeti të tonazhit të rëndë në mesditën e djeshme. Burimet policore nga Lushnja pohuan se 10-vjeçarja Pranvera G. ka qenë duke ecur me të ëmën e saj anës rrugës. Ato një natë më parë kishin qenë tek te afërmit e të ëmës së saj në Zhamë Sektor dhe po ktheheshin për në Lushnjë ku edhe banonin. Teksa kanë qenë duke ecur fëmija është trembur nga zhurma e automjetit dhe i është shkëputur të ëmës nga dora. Drejtuesi i automjetit të tonazhit të rëndë saurel me targa LU 1534 C Rushit K. nuk ka mundur dot që ta shmangë aksidentin, por e ka goditur për vdekje 10-vjeçaren. Edhe pse të miturës i është dhënë ndihma e parë për në spitalin e qytetit ajo ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka kryer të gjithë veprimet ligjore. Ajo ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit Rushit K., i cili ka pohuar se në përpjekje për të shmangur lëvizjet e 10-vjeçares që po vraponte për tu shmangur automjetit e ka goditur për vdekje. Ndaj drejtuesit të mjetit u mor masa e ndalimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›