Probleme me korrupsionin dhe zbatimi i ligjit
17/04/2009 Korporata “Sfida e Mijëvjeçarit” raport për ecurinë e Shqipërisë
Vlerësime pozitive në lidhje me lirinë ekonomike
Korporata “Sfida e Mijëvjeçarit”, program i Departamentit Amerikan të Shtetit për ndihmë ndaj vendeve në zhvillim, në detajimet e dhëna për ecurinë e zhvillimeve politike dhe ekonomike të vendeve të ndryshme thekson se Shqipëria është një ndër vendet që për Korporatën është e pranueshme për programin e asistencës. Sipas të dhënave të publikuara, përfundimi vjen për shkak të faktit se është treguar përkushtim i politikave dhe ka promovuar lirinë politike dhe ekonomike, investime në arsim dhe shëndetësi, kontroll të korrupsionit, respekt të të drejtave të njeriut dhe zbatimit të ligjit. Megjithatë, duke bërë vlerësime të të dhënave të detajimeve të publikuara në faqen zyrtare në internet të Korporatës, vihen re disa mangësi dhe rezultate jo të mira në disa aspekte të qeverisjes dhe të demokracisë. Tabela është ndarë në tri seksione të veçanta: “qeverisja e drejtë”, “investimi te populli” dhe “liria ekonomisë”. Në seksionin e parë, duke bërë interpretimin e të dhënave, vlerësohet se kontrolli ndaj korrupsionit gjendet poshtë mesatares, duke marrë një notë prej – 0.12, efektiviteti i qeverisjes është mesatar, ndërsa zbatimi i ligjit shënon – 0.22 pikë. Ndërsa të drejtat politike dhe ato civile vlerësohen pozitivisht, mbi mesatare. Në seksionin e dytë notë negative është vendosur për vendin tonë për sa u përket shpenzimeve për shëndetësinë, për arsimin e detyruar primar të vajzave dhe për menaxhimin e burimeve natyrore. Në seksionin e tretë, që bën fjalë për “lirinë ekonomike”, Shqipëria përgjithësisht vlerësohet me nota pozitive. Cilësia e formave rregullatore, aksesi dhe të drejtat e tokës, nisja për biznes, politikat e tregtisë dhe inflacioni kanë marrë vlerësime pozitive. Ndërkohë vlerësim negativ në të dhënat e paraqitura nga Korporata, kanë marrë politikat fiskale që ndiqen në Shqipëri. Në këtë kategori Shqipëria merr vlerësim poshtë mesatares që pretendon Korporata për vendin tonë. Në përfundim të interpretimit të të dhënave të detajuara nga Korporata “Sfida e Mijëvjeçarit” mund të thuhet se Shqipëria ka tregues negativ në disa aspekte, kryesisht në lidhje me kontrollin ndaj korrupsionit dhe efektivitetin e drejtimit të vendit. Kështu, sipas të dhënave efektiviteti i qeverisë shqiptare përbën një tregues i dobët, duke bërë që Shqipëria të mos plotësojë standardet e kërkuara.