E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Jo koalicion me Ramën kryeministër

Kreu i LSI-së ka pohuar se nuk do të pranojë bisedime me kushte. "Nëse Rama merr 71 vota ne do i japim dorën"

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka mohuar dje mundësinë e koalicionit paszgjedhor nëse në krye të qeverisë do të të jetë kryesocialisti Edi Rama. Gjatë një debati me gazetarët në studiot e "Ora Neës", Meta ka pohuar se do të bëjë aleancë me PS-në por vetëm me kushtin që gjithkush të kandidojë për kryeministër.

"Çdo njeri që vendos kushte do të bëhem unë o s'ka, i merr përgjegjësitë vetë. Ky është një egoizëm që do të dënohet shumë ashpër. PS ka pasur shumë kandidatura. Çdo njeri ka të drejtë të bëhet kryeministër, ka të drejtë të hyjë në garë çdo njeri. Ka shumë alternativa brenda të majtës që mund të bëjnë shumë mirë rolin e Kryeministrit.

Ka figura. Kemi qenë shumë vite në Qeveri.
"Nëse shqiptarët japin 71 vota PS-së dhe Edi Ramës ne do t'i japim dorën por në rast të kundërt...",- tha dje Meta.

Por nga ana tjetër ai pranoi se nuk mund të rrezikojë zgjedhje të parakohshme në rast se nuk arrihen votat e duhura për të formuar qeverinë. "Në rast se askush nuk arrin të ketë qeveri me koalicionin që hyn në zgjedhje, ne do të ulemi të bisedojmë"- tha dje Ilir Meta.


Ai ka komentuar aleancën e mundshme me socialistët duke thënë se PS është aleate potenciale e LSI-së por nuk mund të ketë asnjë koalicion parazgjedhor. Duke zbutur tonet që ka mbajtur deri tani ndaj socialistëve, Meta tha:

Nuk kemi kundërshtar Partinë Socialiste, por Partinë Demokratike. Por nëse nuk fitojmë dot vetëm, ne jemi të hapur për bashkëpunim. I pyetur në lidhje me fraksionet në PS dhe largimin e tij Meta pohoi se nuk do të ishte larguar nëse në atë kohë do të ishin pranuar fraksionet.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›