Meta dhe Berisha bashkë drejt SHBA-ve
19/09/2009 Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta pritet të nisen të hënën drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kryeministri do të mbajë një fjalim në këtë sesion të mërkurën në orën 18:00 sipas orës lokale.
Asambleja e OKB-së
Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, i cili kryeson delegacionin e Republikës së Shqipërisë në sesionin e 64-t vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do ta mbajë fjalimin të mërkurën në orën 18:00 (ora lokale) para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e mbledhur në sesionin e 64-t të saj. Edhe këtë herë në qendër të fjalës së tij pritet të jetë çështja e Kosovës. Fjalimin e fundit Kryeministri Berisha e mbajti në sesionin e 62-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ndërsa fjalimin që ka mbajtur në sesionin e 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti shqiptar Bamir Topi, ka folur rreth 6 minuta vetëm për Kosovën. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bamir Topi, mbajti fjalimin vjetor në emër të shtetit shqiptar në ditën e tretë të debatit të përgjithësim të sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Presidenti Bamir Topi, i cili ndodhej në krye të delegacionit zyrtar për të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mori fjalën në seancën e posaçme të debatit të përgjithshëm, ku ai iu drejtua të pranishmëve për herë të parë në këtë veprimtari të përvitshme me më shumë se gjysmën e fjalimit për pavarësinë e Kosovës. Kjo ishte hera e parë në historinë e shtetit shqiptar që kur ai u bë anëtar me të drejta të plota i OKB-së që një përfaqësues i lartë i shtetit shqiptar fliste kaq gjatë për Kosovën.
Sesioni i 64-t vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nxit aktivitetet lobuese të diplomacisë së Republikës së Shqipërisë dhe liderëve kosovarëve, të cilët pritet të jenë në Nju-Jork gjatë zhvillimit të punimeve të takimit i 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe ai i shteteve të Quintit, me SHBA-të në krye, në përgjithësi na kanë ndihmuar në organizimin e takimeve të presidentit Fatmir Sejdiu dhe të ministrit të Jashtëm Skënder Hyseni me përfaqësues të shteteve të ndryshme në OKB”.
Lobimet
Burime diplomatike kanë thënë se Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, dhe ministri i Jashtëm Skënder Hyseni në këtë fushatë lobimi për më shumë njohje do të kenë përballë edhe kryetarin e Serbisë Boris Tadiç, edhe ministrin e Jashtëm Jeremiq, të cilët do të kërkojnë të bllokojnë njohjen e Kosovës nga shtetet që hezitojnë ose ende nuk e kanë njohur atë si shtet. Sesioni i 64-t i Asamblesë së OKB-së i filloi punimet më 16 shtator nën drejtimin e kryetarit Ban Ki Mun.