Milna-Barca barazim pa gola

Nuk pati gola në “San Siro” edhe pse të dyja skuadrat iu afruan shumë. Milani dhe Barcelona e lanë për në ndeshjen e dytë përcaktimin e kualifikimit për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi 94 minuta lojë nuk qenë në gjendje të prodhonin asnjë tundje rrjete.
Katalanasit ishin skuadra që sundoi më shumë lojën, që sulmoi vazhdimisht, ndonëse edhe kuqezinjtë iu përgjigjën me disiplinë taktike dhe shpejtësi në daljet në sulm.
Të dyja skuadrat patën raste, ndërsa I pari I takoi vendasve, por u shpërdorua keq nga Robinjo. Më tej provoi Alvesh, më tej Sançez dhe Mesi që shënoi në pozicion jashtë loje, ndërsa në minutën e 20-të Valdes u detyrua të bënte mrekullinë ndaj Ibrahimoviçit. Në minutat e fundit të pjesës së parë ishte Barça që ngulmoi më shumë dhe rrezikoi disa herë.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ngulmuan më shumë për minuta të tëra, ndërsa Emanuelson humbi një moment të mirë pas një topi të Ibrës. Sërish, Milani këmbënguli, por me afrimin e minutave të fundit ishte Barça më e rrezikshme. Ambrozini bllokoi Mesin, pastaj Abiati ndaloi Tejon. Pujol rrezikoi me kokë dhe kërkoi penallti, ndërsa më tej Mesi e Tejo patën mundësi të shënonin. Por, gjithsesi, nuk pati ndryshim rezultati as me 3 minutat shtesë.
Në Marsejë, Bajerni thuajse e siguroi kualifikimin, duke fituar 2-0 ndaj vendasve të Olimpikut. Bavarezët patën epërsi gjatë gjithë ndeshjes, humbën shumë raste dhe shënuan me anë të Mario Gomezit në pjesën e parë dhe Arjen Robenit në të dytën. Shumë pak shpresa mbeten për Marsejën në ndeshjen e dytë në “Alianc Arena” të Mynihut.