E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano, arrestohet Anila Yzeiri, i gjenden 13.5 kg heroinë



Asnjë precedent të mëparshëm penal, e martuar me një shtetas italian, perfekte për të dhënë hua emrin në një organizatë kriminale, e aftë për të furnizuar merkaton milaneze me heroinë. Por, referuar policisë dhe mediave italiane, asaj, Anila Yzeirit, 32 vjeçe, dje i janë vënë prangat nga agjentët e Komisariatit Garibaldi Venezia në Milano, të cilët gjetën në apartamentin e saj në rrugën “Aldo Moro” në Pioltello, 13.5 kg heroinë. Droga, në gjendje gati për t’u shitur, ishte e ndarë dhe në gjendje për të siguruar në merkaton milaneze 250 mijë euro. Gruaja është kapur me dy bashkatdhetarë shqiptarë, të cilët dyshohen si korrierë të drogës të grupit që ishte prej muajsh nën hetim. Ishte e vetmja që frekuentonte zonën e stacionit qendror. Dhe, pas një sërë spostimesh në vende të ndryshme, agjentët zbuluan aktivitetin ilegal. Ndërhyrja në një apartament në rrugën “Padova” ka lejuar rikuperimin e çelësit të një lokali në Pioltello, i transformuar në një laborator të vërtetë. Agjentët, gjatë kontrollit, përveç drogës, kanë sekuestruar disa materiale për përpunimin dhe ndarjen e drogës, pastaj e mbështjellë në pako gjysmëkilëshe. 32-vjeçarja vazhdon ta mohojë, sipas policisë italiane, por agjentët vazhdojnë hetimet mbi bandën, e aftë për të importuar dhe shitur në sheshet milaneze mbi 10 kg heroinë në muaj. Sipas burimeve zyrtare policore në Milano, gruas iu gjet në banesë 13.5 kg heroinë dhe 5 kg substancë, e cila po analizohet për t’u saktësuar çfarë është.

Hetimet

Hetimet për bandën kishin rreth 2 muaj që kishin filluar dhe gjatë kësaj kohe, 32-vjeçarja Yzeiri ishte nën survejimin e agjentëve të Antidrogës. Shkak për hetimet, sipas kuesturës milaneze, ishin bërë disa sinjalizime për shpërndarje në sheshin Duca D'Aosta dhe nga fast food-ët e zonës, ku zonja Yzeiri dhe të dyshuarit si bashkëpunëtorë furnizonin klientët jo vetëm milanezë, por të ardhur nga gjithë Lombardia, madje dhe jashtë rajonit. Sipas policisë, Anila Yzeiri, ish-prostitutë në zonën e Treviglio-s (Bergamo), kishte bërë një “ngritje cilësore”, duke hyrë në xhiron e drogës, ku në disa raste emri i saj shërbente si i dhënë hua për marrje me qira të apartamenteve, në të cilat ndahej dhe bëhej gati për t’u shitur lënda narkotike. Gruaja, e padënuar, ishte në rregull përsa i përket martesës me një shtetas italian me precedentë të vegjël penalë. 32-vjeçarja Yzeiri ka mohuar përfshirjen në trafikun e drogës, ndërkohë që për dy të dyshuarit si korrierë janë duke u qartësuar disa elementë të hetimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›