Ministri Nishani, apel qytetarëve: Tërhiqni kartat e prodhuara
Vendimi: Deri më 15 qershor, në gjithë vendin, punonjësit do të shërbejnë në sportele 14 orë në shërbim të qytetarëve që do të aplikojnë
* * * *
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, u ka bërë sërish apel qytetarëve që të paraqiten sa më parë për të tërhequr kartat e identitetit, për shkak se nga rreth 1 milion e 250 aplikantë, vetëm afro 700 mijë prej tyre e kanë marrë dokumentin. Ndonëse një apel i përsëritur këto kohët e fundit, 22 ditë para ditës së zgjedhjeve, kreu i Ministrisë së Brendshme është detyruar të dalë sërish dhe t’u drejtohet shtetasve shqiptarë që nuk kanë tërhequr kartat e prodhuara prej disa javësh apo dhe atyre që nuk kanë aplikuar ende dhe që nuk disponojnë një pasaportë. Ministri Nishani pohoi se prej të hënës, punonjësit do t’u shërbejnë në sportele për 14 orë qytetarëve në të gjithë vendin dhe kjo do të ndodhë deri në 15 qershor, që është dita e fundit e aplikimeve. “Nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 do të ketë sportele të hapura. Deri më sot kanë aplikuar 1.253.360 qytetarë, ndërkohë që janë tërhequr 767.190 karta”, - sqaroi z. Nishani, duke shtuar se “duke i shprehur falënderimet kompanisë “Aleat” për të gjitha këto kapacitete dhe mundësi maksimale që po ofron për qytetarët, i bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë një pasaportë të paraqiten sa më parë në zyrat e aplikimit. Gjithashtu, të gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar për letërnjoftimin deri më datën 24 maj 2009, të paraqiten për ta tërhequr atë. Ne i kemi të gjitha mundësitë që çdo qytetar që paraqitet për të aplikuar apo për të tërhequr kartën, ta ketë atë në disponim përpara ditës së zgjedhjeve”. Duke krahasuar numrin e shtetasve që votuan për zgjedhjet e vitit 2005, ministri deklaroi se sa qytetarë përllogariten të shkojnë në kutitë e votimit më 28 qershor. “Në 2005-n votuan 1 milion e 380 mijë qytetarë, ndërkohë që në zgjedhje këtë vit mendohet të jenë pjesëmarrës 1.4 milionë votues, duke marrë shkas nga aplikimet”, - u shpreh ministri Nishani. Më tej, në fund të deklaratës së tij, ministri Nishani i është përgjigjur interesimit të mediave të pranishme në konferencë, lidhur me mundësi dublimi të emrave në listat e zgjedhësve në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Si do të veprohet me personat që nuk kanë aplikuar për karta identiteti dhe që do të paraqiten për të votuar më 28 qershor, si dhe rolin e Policisë së Shtetit përgjatë këtij procesi zgjedhur?
A ka dublim të emrave në listën e zgjedhësve të bërë publike në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme?
Të gjitha rastet që mund të identifikohen do të jenë objekt i një verifikimi. Sipas një informacioni paraprak të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile kemi rastin e një personi, i cili ka ekzistuar më parë në katër zyra të gjendjes civile. Programi është i tillë që verifikon dhe dublikon dy e nga dy emrat. Është një rast i veçantë në afro 3.1 milionë zgjedhës. Në rastin e këtij shtetasi, i cili ka qenë i regjistruar 4 herë në zyra të ndryshme të gjendjes civile, programi nuk mund ta identifikojë katër herë, sepse padrejtësisht ai mund të hiqte një emër të ngjashëm me të.
Po qytetarët pa pasaportë, që ende nuk kanë aplikuar deri ditën e zgjedhjeve?
Në përfundim të procesit të aplikimit dhe prodhimit të letërnjoftimeve elektronike, lista e të gjithë qytetarëve pa pasaportë dhe që nuk kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, do t’i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Çdo ditë nga kompania “Aleat” merret lista e numrit të qytetarëve që kanë aplikuar dhe pas të gjitha procedurave verifikohet emri i aplikuesit nëse disponon pasaportë apo e kundërta. Nisur nga afati kohor prej dy javësh, i mjaftueshëm për prodhimin e letërnjoftimit elektronik, afati i fundit për mundësinë e aplikimit të shtetasve pa pasaportë është data 15 qershor.
Cili do të jetë roli i Policisë së Shtetit në zgjedhje?
Lidhur me rolin e policisë, duke shpresuar për vazhdimësinë e eksperiencës së deritanishme në proceset zgjedhore, të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, që janë pjesë e rendit publik dhe që do të angazhohen në procesin e ardhshëm zgjedhor, janë trajnuar dhe shpresoj se në zgjedhjet e 28 qershorit Policia e Shtetit do të tregojë performancën më të mirë të saj, të vlerësuar pozitivisht edhe në zgjedhjet e shkuara.
Do të ketë zgjedhës që nuk do të mund të votojnë për shkak se nuk do të kenë as letërnjoftim, as pasaportë?
Në asnjë rast të pamundësisë të kapaciteteve apo kohës në dispozicion. Ekzistojnë të gjitha kapacitetet e mundshme që të gjithë shtetasit pa pasaportë të pajisen me letërnjoftimin elektronik. Ministria e Brendshme, si implementuese e këtij procesi, i ka siguruar të gjitha kapacitetet e mundshme për çdo qytetar për të aplikuar, ndërkohë që nuk ka munguar as informacioni për çdo qytetar të vendit, pavarësisht vendbanimit të tij, lidhur me mënyrën dhe vendin e aplikimit. Kemi të gjitha kapacitetet reale dhe kohën në dispozicion të çdo qytetari që nuk ka pasaportë. Nga eksperienca e mëparshme, në Shqipëri marrin pjesë jo më shumë se 1.380.000 votues, ndërkohë që numri i aplikimeve për letërnjoftimin elektronik po shkon drejt shifrës 1.400.000.