E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi i nënës të shtrohet në psikiatri

GJYKATA

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, vendosi izolimin në Spitalin Psikiatrik të vrasësit të nënës së tij, 35- vjeçarin Alkent Birko. Ky vendim i togave të zeza, u morr gjatë seancës së parë gjyqësore ndaj të pandehurit Birko, menjëherë pas administrimit në dosje të akt-ekspertimit psikik të kryer nga tre ekspertë psikiatër ndaj të pandehurit 35- vjeçar. Sipas diapozitivit të vendimit të lexuar nga kryesues i treshes gjykuese, gjyqtari Gjin Gjoni, i pandehuri ka kryer veprën penale të "vrasjes me dashje" ndaj për shkak të problemeve psikike të të pandehurit, ndaj tij caktohet si masë mjekësore, "mjekim i detyruar në një institucion mjekësor, atë të shtrimit në Spitalin Psikiatrik të burgut".

Gjithashtu, gjatë leximit të konkluzioneve të prokurorit u kërkua kjo masë mjekësore, masë për të cilën ishte dakord edhe vetë avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata. Sipas vendimit, i pandehuri Birko fillim nëntorin e vitit të kaluar ka qëlluar me çekan dhe më pas me thikë të bukës nënën e tij 60- vjeçare Shpresa Hoxha. Vrasja ndaj saj është kryer për shkak se nëna e të pandehurit i kishte kërkuar djalit të hiqte dorë nga konsumimi i lëndëve narkotike dhe nuk kishte pranuar t'i jepte para. Pas këtij, kundërshtimi, mes tyre ka filluar debati që ka përfunduar në goditjen disa herë në kokë të nënës së tij nga i pandehuri me çekan dhe më pas e ka qëlluar atë me thikë buke në zemër.


Pas vrasjes, sipas vendimit, 35- vjeçari ka ndërruar rrobat e përlyera me gjak, ka pirë një cigare dhe kafe dhe më pas është nisur në drejtim të Komisariatit të Policisë për tu dorëzuar. Vrasja, sipas gjykatës, ka ndodhur 4 nëntorin e vitit 2008 rreth orës 18:45 pranë tregut të "Medresesë" në afërsi të Shkollës Fillore "Misto Mame" në kryeqytet. Ndërkohë, krimin e kryer e ka pohuar edhe vetë i riu gjatë seancës së vleftësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë, ku ka dhënë të gjitha detajet e vrasjes, duke akuzuar nënën e tij se sillej keq me të.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›