Ministri i Mbrojtjes Imami, merr pjesë në ministerialin e NATO-s

Tiranë, 3 shkurt
NOA - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami do të marrë pjesë në takimin informal të
Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili mbahet në Stamboll,
Turqi, më datë 4 dhe 5 shkurt.
Gjatë këtij
ministeriali do të diskutohen çështje, që kanë të bëjnë me angazhimet e NATO-s.
Pas takimit, ministri
i Mbrojtjes do të udhëtojë për në Mynih, Gjermani, ku më datë 6 dhe 7 shkurt do
të zhvillohet Konferenca e Sigurisë, me pjesëmarrjen e personaliteteve të
politikës evropiane dhe më gjerë.
Gjatë konferencës
do të diskutohet mbi të ardhmen e sigurisë evropiane dhe globale si dhe
strategjinë dhe misionin e NATO-s.
k.k/NOA