E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Arsimit: Universitetet hapen më 13 tetor

Ministria e Arsimit dorëzoi në Universitete udhëzimin për vitin e ri akademik 2008-2009. Universitetet do të hapen zyrtarisht më 13 tetor, ndërsa studimet Master dhe cikli i dytë i studimeve nis më 10 nëntor. 

TIRANE- Universitetet do të hapin zyrtarisht dyert më 13 tetor, ndërsa ata që duan të ndjekin studimet Master apo ciklin e dytë të studimeve do të ulen në auditore më 10 nëntor. Udhëzimi ka mbërritur gjatë ditës së djeshme në të gjitha universitete publike të vendit. "Viti akademik 2008-2009, do të nisë në datën 13 tetor dhe do të përfundojë më 30 shtator 2009, ndërsa për programet e studimit të ciklit të dytë, diploma të nivelit të dytë dhe për programet e studimit "Master i nivelit të parë" me kohë të plotë, studimet do të fillojnë në datën 10 nëntor 2008 dhe do të mbyllen më 30 shtator 2009" - thuhet në udhëzimin e MASH-it për fillim e shkollave të larta. Ndërkohë që edhe studimet part-time dhe ata në distancë me kohë të pjesshme do të nisin po me datë 10 nëntor dhe do të përfundojnë më 30 shtator 2009-ë. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka sqaruar se ndarja e grupeve mësimore për të gjitha nivelet e studimit dhe përgatitja e rregjistrave do të mbyllen deri në 10 tetor. Po sipas tij brenda kësaj date do të miratohet edhe plani kalendarik i lëndëve që zhvillohen në programet e studimit me kohë të plotë.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›