E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Brendshme: Qytetarët shqiptarë, më të sigurtë se kurrë më parë



Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të opozitës për mungesën e sigurisë në vend, duke u shprehur se aleati kryesor i qeverisë në lidhje me sigurinë janë qytetarët shqiptarë, të cilët ndihen më të sigurtë se kurrë më parë.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i këtij institucioni, Fatmir Konja, u shpreh se “me ardhjen e qeverisë në pushtet u bë i mundur asgjësimi i rreth 300 grupeve të krimit të organizuar dhe arrestimi i rreth 1000 anëtarëve të këtyre bandave. Sot Shqipëria është në nivele më të ulëta kriminaliteti se edhe vetë vendet e Bashkimit Evropian”. Sipas MB, akuzat e Partisë Socialiste janë tërësisht të pabazuara dhe bien në kundërshtim me gjendjen reale të sigurisë në vend. “Sot strukturat e zbatimit të ligjit brenda një kohe rekord zbulojnë deri në 95% të ngjarjeve kriminale.

Gjatë viteve të kësaj qeverisjeje nuk ka humbur jetën as edhe një punonjës i vetëm policie”, - shtoi Konja.

Zëdhënësi i MB bëri edhe një krahasim midis nivelit aktual të sigurisë dhe atij të disa viteve më parë nën drejtimin e opozitës. “Sot rrugët dhe territoret e vendit tonë janë pjesë e lëvizjes së lirë të qytetarëve, përkundër kontrollit të perandorisë së krimit që sundoi gjatë viteve të qeverisjes socialiste”, - përfundoi Konja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›