Qeveria vendos shtim fondi për METE në programin Mbështetje për energjinë
Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, në programin Mbështetje për energjinë, zëri Transferta, ti shtohet fondi prej 392 241 847.7 (treqind e nëntëdhjetë e dy milionë e dyqind e dyzet e një mijë e tetëqind e dyzet e shtatë pikë shtatë) lekësh, si transfertë, shoqërisë me kapital 100 për qind shtetëror, Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sha, në formën e huasë, për realizimin e projektit Ndërtimi i nënstacionit 110/40 KV, me fuqi 2 x 5.6 MVA, Tuneli i Kalimashit dhe e një daljeje linje 110 KV, në nënstacionin ekzistues 110/6 KV, Kalimash.
Ky fond të përballohet nga fondi i kontigjencës, i miratuar në buxhetin e shtetit të vitit 2009. Bëhet e ditur se për zbatimin e këtij ligji, ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.