Shtypet për vdekje nga ruli mekaniku
13/05/2009 Shkoi për të riparuar mjetin që po shtronte Pukë-Fushë-Arrëz. Prangoset drejtuesi
SHKODER- Pakujdesia në zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të mjetit është bërë shkak i vdekjes tragjike të një shtetasi në rrethin e Pukës. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se viktima është një punonjës i një firme private, i cili ka humbur jetën aksidentalisht gjatë kohës kur po përpiqej të riparonte një mjet që shërben për shtrim-asfaltimin e rrugëve.
Aksidenti
Burimet policore sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pukë -Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zi, ku mjeti që pësoi defekt po përdorej për shtrimin e kësaj rruge. Burimet policore shprehen se pas dëmtimit të një ruli që shërbente për shtrimin e rrugës me asfalt është thirrur një punonjës i një firme private për riparimin e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Harim Pepaj, 34 vjeç, banues në qytetin e Rubikut të rrethit Mirditë, i cili është caktuar nga firma private për riparimin e defektit të makinerisë rul ngjeshës së asfalto-betonit. Në punë e sipër për riparimin e defektit 34-vjeçari është shtypur aksidentalisht nga ruli që ka filluar të lëvizë. Zhvendosja e mjetit tejet të rëndë nga pozicioni fillestar i tij ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të mekanikut Pepaj. Punonjësit e firmës që po shtronin rrugën janë munduar t’i japin ndihmën e parë dhe njëkohësisht ta dërgojnë me shpejtësi në spitalin e Pukës, por angazhimi i tyre ka qenë plotësisht i padobi. Plagët e marra nga shtypja e rulit kanë qenë vdekjeprurëse për mekanikun Pepaj. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e duhura hetimore. Disa orë pas ngjarjes blutë kanë prangosur shtetasin Ndue Kodra, lindur në Mamurras dhe banues në fshatin Shënkoll të rrethit Lezhë, 56 vjeç, pasi sipas policisë ky person duke qenë drejtues i mjetit nuk ka zbatuar siç duhet rregullat e mbajtjes në punë të mjetit tip rul.