E Diel, 1 Nëntor 2026

Motta: Bllokoni pasuritë e grupeve kriminale

23/04/2010 Kryeprokurori i Leçes takohet me Ina Ramën, Bashën dhe kryepolicin

Kërkohet bashkëpunim për finalizimin e disa operacioneve

TIRANE- Kryeprokurori i “Antimafias” së lokalitetit të Leçes Cataldo Motta, i ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të godasin financat e organizatave kriminale, pasi sipas tij, kjo mënyrë do të sillte më shpejt dobësimin e tyre. Këtë gjë ai e ka bërë me dije gjatë tre takimeve të kryera me drejtorin e policisë Hysni Burgaj, ministrin Lulzim Basha dhe Kryeprokuroren Ina Rama. Motta ka theksuar se zbatimi me intensitet të lartë të ligjit antimafia, për goditjen e pasurisë së krimit të organizuar do të sillte frytet më pozitivi, se sa këtyre personave t’i privohej liria duke i izoluar në burg. Biseda mes Kryeprokurorit të Leçes dhe tre përfaqësuesve shqiptarë si: Rama, Burgaj dhe Basha është përqendruar në çështjet konkrete në interes të dy palëve, janë pikërisht ato çështje në hetim që ndiqen në mënyrë paralele nga dy prokuroritë. Gjatë bisedës mes palëve është folur me terma konkretë për një bashkëpunim më të ngushtë, për gjetjen e metodave dhe rrugëve sa më të efektshme për hetime me interes të dyanshëm. Në bisedën mes Kryeprokurores Ina Rama dhe Kryeprokurorit të Antimafia-s Leçe Cataldo Motto është prekur çështja e shtetasve shqiptarë që kanë kryer vepra kriminale si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali, ku për këtë fakt nevojitet bashkëpunim fleksibël për të arritur rezultate konkrete për arrestimin e tyre. Ndërkohë gjatë takimit me Burgaj dhe Bashën Motta theksoi se është vështirë që mes dy vendeve të arrihet një bashkëpunim në të tilla nivele siç është mes dy vendeve tona. Vlera më e mirë e këtij bashkëpunimi qëndron në faktin se është një bashkëpunim si në nivelin policor, ashtu dhe në atë gjyqësor. Kjo bën që ndërhyrja ndaj krimit të jetë e dyanshme si në fushën e parandalimit e goditjes për sa i takon aspektit policor, ashtu dhe në fushën e drejtësisë për sa i takon aspektit gjyqësor. “Në këtë drejtim falë jush dhe ne kemi pasur rezultate shumë të mira veçanërisht në rastet e fundit, fillimi i hetimeve bazuar në sinjalizimet tuaja çoi në një rezultat të shkëlqyer, ku pati dhe sekuestrime të mëdha të sasive të drogës dhe ekzekutimin e masave të sigurisë në kuadër të operacionit “Sun Rise” u shpreh Cataldo Motta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›