Topalli në Bernë, për gratë dhe fëmijët
Kryetarja e Kuvendit, Jozefi na Topalli, mori pjesë dje në një takim me homologen e saj në Bernë të Zvicrës, në lidhje me dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Si drejtuese e panelit kryesor të diskutimit, Topalli e vuri theksin te forcimi i legjislacionit në Shqipëri sa i takon këtyre çështjeve. “Sfi da jonë është që të thyejmë këtë mur heshtjeje, duke ndërtuar paralelisht ura komunikimi. Ndaj edhe Parlamentet tona duhet të marrin lidershipin në këtë betejë. Të gjithë bashkë duhet t’i përgjigjemi fort dhunës ndaj grave. Duhet ta penalizojmë dhunën ndaj gruas, ndaj nënës dhe për cilindo”, theksoi Topalli. Në konferencë, Kryeparlamentarja u takua edhe me kryetaret e Parlamenteve të Europës. Topalli shoqërohej në aktivitet edhe nga nënkryetari i Kuvendit, Namik Dokle.
#