E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e pagave të mjekëve dhe infermiereve, sipas vendit të punës



MSH: 15.363 punonjës të sektorit shëndetësor përfitojnë rritje pagash që nga 1 korriku 2008

Rreth 16 mijë punonjës të sektorit shëndetësor përfitojnë rritjen e pagës, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti. Qeveria shqiptare nga fillimi i muajit korrik rriti pagat për disa sektorë, duke përfshirë edhe rritje page për mjekët dhe infermieret, në masën 15 për qind.

Rritja

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se për vitin 2008 është planifikuar rritje pagash për të gjitha kategoritë e punonjësve në sektorin shëndetësor, ku numri total i të cilëve arrin në 15.363 punonjës. Rritja mesatare e pagave është 15 për qind. Për kategoritë kryesore, punonjësit me arsim të lartë dhe personeli infermieror përfitojnë një rritje pagash në masën 15 për qind, ndërsa për nëpunësit civilë dhe për punonjësit e aparatit të Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e pagës do të jetë në masën 5 për qind. Gjithashtu, qeveria ka miratuar aplikimin e shtesës për kualifikimin shkencor për punonjësit e sektorit shëndetësor, në të njëjtën mënyrë me nëpunësit e tjerë të administratës publike. Ndërkohë, me vendimin e rritjes së pagave të personelit infermieror është miratuar dhe rritja e shtesës së pagës së punonjësve të infermieristikës për punën në turnin e dytë. Kjo shtesë nga 50 lekë në ditë, është ndryshuar në 120 lekë në ditë.

Nga të dhënat mësohet se rritjet e pagave në vitet e mëparshme kanë qenë për vitin 2005 në masën 11 për qind, për vitin 2006 në masën 20 për qind dhe në vitin 2007 ka qenë një rritje prej 20 për qind.

Efekti financiar, që rrjedh nga zbatimi i vlerave të reja të pagave, do të përballohet nga fondet e politikave të parashikuara në buxhetin e shtetit, për rritjen e pagave për vitin 2008.

Që prej vitit 2005 dhe deri tani, shëndetësia vijon të jetë sektori i dytë ose i tretë më i financuar nga buxheti i shtetit. Investimet në shëndetësi janë rritur deri në dy herë, fondet për medikamente janë rritur tre herë, dhe në tërësi shpenzimet për pajisje, mallra e shërbime janë rritur çdo vit me 12-15 %.

MSH për vitin 2008 ka një buxhet 8.7 % herë më të lartë se në 2007, vit në të cilën pati një rritje masive të pagave të mjekëve, infermierëve dhe stafit mbështetës me rreth

15-23 %. Këtë vit ka rritje të ndjeshme të pagave për infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë.

Prioritetet e përdorimit të buxhetit shtetëror për vitin 2008 vijojnë të jenë shërbimet në kujdesin dytësor, në kujdesin parësor, në shëndetin publik dhe në planifikimin e administrimin e sistemit shëndetësor.

Nivelet e pagave për disa nga kategoritë kryesore paraqiten si më poshtë:

deri më 1 korrik pas 1 korrikut 2008

Mjekë në QSUT 37.393 43.000

Mjekë në institucione të tjera 32.409 37.000

Infermierë në QSUT 25.270 29.000

Infermierë në institucione të tjera 20.800 27000

- Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore në rrethe është rritur nga 19.492 lekë në vitin 2005, në 37.000 lekë në vitin 2008, me një rritje 89 për qind;

- Paga mujore për infermierët është rritur nga 15.044 lekë në muaj në vitin 2005, në 28.564 lekë në vitin 2008, ose 89 për qind më e lartë se në vitin 2005;

- Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore Universitare është rritur nga 16.150 lekë në vitin 2005, në 29.061 lekë në vitin 2008, një rritje prej 80 për qind, krahasuar me vitin 2005;

- Paga mujore për infermierët në Qendrat e Shëndetit Publik është rritur nga 14.500 lekë, në 26.534 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 83 për qind;

- Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore në rrethe është rritur nga 13.500 lekë në vitin 2005 në 24.300 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 80 për qind;

- Paga mesatare për rreth 3 mijë mjekë, është rritur nga 22.683 lekë në muaj në vitin 2005, në 41.700 lekë në muaj, ose rreth 84 për qind më e lartë se në vitin 2005;

- Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore Universitare është rritur nga 23.567 lekë në vitin 2005, në 39.700 lekë në vitin 2008, ose 68 për qind më e lartë;

- Paga mujore e mjekut në Qendrat e Shëndetit Publik është rritur nga 19.850 lekë në vitin 2005, në 37.672 lekë vitin 2008, me një rritje prej 89 për qind;

- Pagat në sektorin e shëndetësisë, për 12 mijë infermierë dhe 4700 mjekë në vend rriten me 15 për qind

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›