E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullat e reja, vendet ku mund të parkohet në Tiranë



Bashkia e Tiranës dhe Policia e Qarkullimit, prej disa ditësh kanë kërkuar që makinat të parkohen vetëm në anën e majtë

Parkimi i makinës në kryeqytet është bërë një makth i vërtet. Për shumicën e qytetarëve që lëvizin me makina, parkimi zgjat me orë të tëra. Madje, makinat lihen vend e pavend duke penguar qarkullimin lirshëm të shumë automjeteve të tjera. Për këtë arsye, si dhe me ardhjen e emigrantëve, Bashkia e Tiranës dhe Policia e Qarkullimit prej disa ditësh kanë kërkuar që makinat në kryeqytet të parkohen vetëm në anën e majtë.

Vendimi

Bashkia e Tiranës ka vendosur që drejtuesit e automjeteve të parkojnë makinën në krahun e majtë të rrugës çdo ditë të hënë dhe të premte, nga ora 22:00 deri në 08:00 të mëngjesit. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Policia e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, e cila është treguar e gatshme të bashkëpunojë në këtë iniciativë të bashkisë. Në këtë vendim janë përfshirë 16 rrugët kryesore të kryeqytetit. Në secilën prej tyre janë të vendosura tabelat përkatëse që orientojnë drejtuesit e automjeteve se në cilën anë duhet të parkojnë, ditët dhe orarin përkatës.

Burime pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë me dije se kjo masë është një domosdoshmëri dhe rrjedhojë e situatës së pastrimit në qytetin e Tiranës, ku në disa nga arteriet kryesore, makinat e parkuara bëhen pengesë për pastrimin e rrugës. Në këtë mënyrë, është gjetur një zgjidhje që do të kombinojë ditët dhe oraret e parkimit, të cilat do të sinjalizohen edhe me anë të tabelave në rrugë.

Lehtësimi

Mënyra e re e riorganizimit të qarkullimit të automjeteve pritet që të lehtësojë në mënyrë të theksuar parkimin e makinave. Pjesën më të madhe të tyre i gjen të parkuara në trotuar apo në parkingje private. Ndërkohë që në të gjithë Tiranën nuk mund të gjesh një parcelë parkimi publik. Kjo në mënyrë të theksuar ka vështirësuar qarkullimin e lirshëm të automjeteve që kërkojnë korsi të veçanta, si makinat e zjarrfikësve dhe autoambulancat.

Rrugët, të cilat janë përzgjedhur për të zbatuar këtë vendim, janë pika lidhëse të kryeqytetit.

Rrugët ku zbatohet ky vendim

Nr RRUGËT ORARI DHE DITËT

1 Myslym Shyri hënë & premte

22.00-08.00

2 Mine Peza hënë & premte

22.00-08.00

3 Ded Gjo Luli martë & enjte

22.00-08.00

4 Luigj Gurakuqi martë & enjte

22.00-08.00

5 Sami Frashëri hënë & premte

22.00-08.00

6 Perlat Rexhepi hënë & premte

22.00-08.00

7 Gjin Bue Shpata hënë & premte

22.00-08.00

8 Rr. Kavajës hënë & premte

22.00-08.00

9 Rr. Durrësit hënë & premte

22.00-08.00

10 Bul. Bajram Curri hënë & premte

22.00-08.00

11 Bul. Zhan D’ Ark hënë & premte

22.00-08.00

12 Vaso Pasha martë & enjte

22.00-08.00

13 Ismail Qemali martë & enjte

22.00-08.00

14 Pjetër Bogdani hënë & premte

22.00-08.00

15 Nikolla Tupe hënë & premte

22.00-08.00

16 Brigada 8 hënë & premte

22.00-08.00

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›