Në Greqi u bllokuan pesë jahte të vëllezërve Shehu
Drejtësia Greke ka shkatërruar disa javë më parë një organizatë kriminale të trafikut të prostitucionit duke u bllokuar dy vëllezërve shqiptarë pesë jahte, pasi kishte dyshime se anijet e vogla luksoze përdoreshin për shfrytëzim prostitucioni. Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka marrë dosjen e vëllezërve Aleksandër dhe Sokol Shehu nga njësia Task-Forcë në kryeqytet për akuzën e pastrimit të parave. Nga korrespondenca e materialeve prej drejtësisë greke, mësohet se vëllezërve Shehu u janë sekuestruar pesë jahte që përdoreshin për shfrytëzim prostitucioni në rrethinat e kryeqytetit Athinë dhe në pranga ka rënë Sokol Shehu, ndërsa i vëllai, Aleksandri, është shpallur në kërkim. Burime nga zyra “Antimafie” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda thanë se jahtet e sekuestruar në Greqi kanë një vlerë nga 600 mijë euro deri në një milion euro dhe në to mbaheshin prostituta luksi për klientët VIP.
#