E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në burg i shtohet akuzë tjetër Kumarakut

20/03/2009  Ishte ekstraduar nga Athina për një tjetër vepër penale

Akuza e re për vjedhje me armë dhe mbajtje armësh pa leje

TIRANE- Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athina ka bërë të mundur arrestimin dhe e ekstradimin e shtetasit Artan Kumaraku, 32 vjeç, lindur në Urën Vajgurore. Kumarku dyshohet se në vitin 2008 në bashkëpunim me persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve kazinonë e shtetasit E. Lica në qytetin e Kavajës. Tashmë mbi shtetasin Kumarku rëndon akuza për veprën penale të vjedhjes me armë dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Ndalimi i tij u bë sepse Prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, më datë 7 tetor 2008, ka lëshuar për ekzekutim urdhrin e ndalimit, sepse gjykata e rrethit Kavajë me vendim të datës 7 tetor 2008, ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat”, për veprat penale të “vjedhjes me armë” në bashkëpunim dhe të “armëmbajtjes pa leje”. Ky person ishte shpallur në kërkim më datë 02 tetor 2008 nga komisariati i policisë Kavajë, ndërsa ekzekutimi i vendimit u krye në Burgun 302, pasi Kumaraku si mësipërm është ekstraduar nga zyra e Interpol Tiranës, për konsumimin e një tjetër vepre penale. Aktualisht materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor të Kavajës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›