Në demokracinë e sotme kemi qeverinë që meritojmë
Nga Ndini R. BARDHI
Sot, shqiptarët, në këtë periudhë dydekadëshe të demokracisë, po peshojnë kuptimin e luftërave, vlerave dhe karaktereve të vërteta njerëzore. Duke përjetuar në mënyrë intensive ngjarjet e mëdha të demokracisë, çdo shqiptar merr gjithmonë anën e së resë përparimtare duke analizuar dukuritë, anët e mira dhe negative që e rrethojnë, nxjerr konkluzione të drejta dhe propozon, gjithashtu, alternativa dhe zgjidhje sa më të drejta. Njeriu i sotëm është i bindur se e mira njerëzore mund të arrihet nëpërmjet perfeksionimit moral të çdo individi si vetvete, si qeveritar, si politikan etj., që do të thotë se janë primare ligjet morale ato që rregullojnë marrëdhëniet midis njerëzve në demokraci, ndërsa ligjet shoqërore luajnë një rol aktiv dhe lëvizës në ecjen përpara të saj.
Mbas pesë dekadash diktaturë, është më se e qartë se populli shqiptar parapëlqen më shumë demokracinë, lirinë sesa shtypjen. Por kjo nuk do të thotë që nga sistemi i vjetër politik të krijohet një sistem politik demokratik i ri për të mbrojtur, për një kohë të gjatë interesat e ngushta vetjake në një realitet të ri, duke mohuar interesat e shumicës së njerëzve popull. Ideja dhe fryma e demokracisë në Shqipëri është e qëndrueshme, por zbatimi i saj është ende i paqartë dhe i pasigurt. Një fakt i tillë ka sjell pesimizëm dhe dëshpërim, sepse ka në realitetin shoqëror shumë papunësi, varfëri dhe krime monstruoze. Dëshira për liri është bërë te çdo shqiptar natyra, jeta dhe gjithçka në këtë botë të re demokratike, që do të thotë se vlera e demokracisë duhet çmuar dhe mësuar.
Kjo varet nga përkushtimi dhe mençuria e mbarë popullit si vetvete dhe jo nga ligjet e vjetra të së kaluarës. Në realitetin e sotëm demokratik shqiptar, që nga viti 1990 e deri më sot në vitin 2009, ndryshe nga sa mund të mendohet, është montuar keqas parimi, sidomos te pushtetarët e sotëm, që luftojnë për realizimin e qëllimeve të tyre vetjake. Parimisht, e dinë të gjithë shqiptarët se demokracia ecën përpara kur për të kujdesen e janë të gatshëm që me lirinë e fituar me sakrifica, të marrin pjesë në jetën shoqërore duke shprehur idetë apo mendimet e tyre në debate publike; duke zgjedhur nëpërmjet votës përfaqësues që e kanë treguar veten të denjë me veprimet e tyre ligjvënëse dhe qeverisëse. Shtetasit shqiptarë të një vendi demokratik gëzojnë të drejtën për lirinë e individit, por, në të njëjtën kohë, po ata mbajnë gjithashtu edhe përgjegjësinë që u takon për ndërtimin e një të ardhmeje që do të mbështetet në vlerat e tyre njerëzore, qytetare që do të thotë më tej, në vlerat themelore të lirisë dhe të vetëqeverisjes. Demokracia në vetvete përbën një dukuri shumë të ndërlikuar. Ajo i ngjason një ndërtese që mbahet në disa shtylla kryesore dhe peshëmbajtëse. Në jetën politike shqiptare, demokracia ka ecur nëpërmjet shoqërisë demokratike, ku shtetasit kanë gjetur të gjitha hapësirat dhe mundësitë për të bërë një jetë të lirë duke marrë përsipër përgjegjësinë e vetëqeverisjes, pa qenë të diktuar apo të shtypur nga dora autoritare e shtetit të sotëm shqiptar.
Demokracia shqiptare e sotme ende përpiqet të ngulë shtyllat e sovranitetit të popullit; të realizojë një qeveri që mbështetet në pëlqimin e të qeverisurve; të sundojë shumica e popullsisë mbi pakicën; të shikojë me drejtësi të drejtat e pakicës minorene dhe komunitare; të sigurojë të drejtat themelore të njeriut si njeri; të realizojë (realizohen) zgjedhje të lira dhe të drejta; të vendosë barazinë e kujtdo përpara ligjit; të realizohet në praktikë zbatimi i drejtë i ligjit; kufizime kushtetuese mbi qeverinë; të sundojë pluralizmi shoqëror, ekonomik dhe politik në kushtet e vendit; të ekzistojë fryma e tolerancës, pragmatizmit, bashkëpunimit dhe kompromisit. Në Shqipëri nga shqiptarët, demokracia është një koncept që akoma sështë i qartë për të gjithë, që akoma keqkuptohet dhe shpërdorohet në mënyrë korruptive, sepse regjimi totalitar komunist dhe diktatorial vazhdon përpjekjet të fitojë ende për shumë kohë mbështetjen e popullit, duke i ngjitur vetes etiketa demokratike, ku në krye të tij qeverisës udhëheqin kuadro të sistemit komunist. Manipulimi i saj prej disa politikanëve të thekur e dinakë, të frymëzuar nga forca e ideve të sotme bashkëkohore demokratike jo vetëm në Shqipëri por edhe nga bota demokratike, kanë gjetur shprehje të thella nxitëse apo joshëse interesash si: qeverisja del nga populli, ku pushteti më i lartë i takon popullit dhe ushtrohet drejtpërsëdrejti prej tij ose prej përfaqësuesve të zgjedhur (deputetët) prej tij sipas një sistemi të lirë elektoral, ose demokracia është qeverisje që i përket popullit, del nga votëbesimi i popullit për ti shërbyer atij. Demokracia presupozon institucionin e lirisë, parimet themelore të një regjimi kushtetues, të drejtat e njeriut dhe barazia përpara ligjit, gjë, të cilat ne shqiptarët ende deri në ditët e sotme nuk po i njohim, që do të thotë se shoqëria shqiptare nuk mund të quhet demokratike, ku varfëria, papunësia dhe krimi i gjithanshëm sundojnë në realitetin shqiptar. Parimisht, thuhet se duhet parë seriozisht sistemi i qeverisjes, sundimi i shumicës dhe të drejtat e pakicës. Po ku dhe kur? Çdo shqiptar i sotëm është i qartësuar teorikisht se demokracia është sistem loje ku shtetasit marrin lirisht vendime politike nëpërmjet alternativave apo programeve ekonomike, politike, sociale etj. duke zbatuar parimin e sundimit (qeverisjes) nga ana e shumicës fituese në zgjedhjet elektorale të një subjekti të caktuar politik, qoftë ai i majtë, i djathtë apo i qendrës. Në Shqipëri, në këtë drejtim është fituar një eksperiencë, qoftë ajo pozitive apo negative. Megjithatë, nuk është e thënë që qeverisja apo sundimi i shumicës, siç kemi realisht sot në Shqipëri, të jetë patjetër demokratike (demokratik) ku korrupsioni, polarizimet e shoqërisë, në të pasur dhe shumica e varfër, ekzistojnë në realitetin shoqëror shqiptar. Askush nuk e quan normale këtë demokraci korruptive. Nuk mund, që çdo shqiptar i ndershëm ta quante të drejtë një sistem që lejon, që shumica e popullsisë fituese në zgjedhje dhe qeverisëse të shtypë pjesën tjetër në emër të shumicës. Në një shoqëri të vërtetë demokratike, si kjo shqiptare, qeverisja e shumicës duhet të shoqërohet me garantimin e të drejtave të njeriut në tërësi, të drejtave të pakicave etnike, fetare, politike apo individë të caktuar. Të drejtat mbrohen me ligje kushtetuese nga institucionet demokratike, qofshin ato qeverisëse, të çdo shtetasi, ose të gjithë qytetarëve. Demokraci e vërtetë kushtetuese, për ne shqiptarët, është ajo formë qeverisjeje që u siguron të gjithë shtetasve të drejtat themelore njerëzore. Këto të gjitha përbëjnë një demokraci bashkëkohore dhe moderne, e cila realizon vlerat njerëzore në kushte të reja historike, kulturore dhe ekonomike në Shqipëri. Shoqëria shqiptare, që nga viti 1990, e deri më sot ka marr portretin, botën, fizionominë e një shoqërie demokratike si vetvete dhe më gjerë, të një shoqërie demokratike evropiane bashkëkohore e moderne. Demokracia tek ne shqiptarët, por edhe në tërësinë e saj, është thjesht një sistem rregullash kushtetuese, që përcaktojnë mënyrën e qeverisjes, pluralizmit dhe të sistemit politik të shoqërisë e të vendit. Në shtetin shqiptar demokratik, qeveria përbën një element që bashkëjeton në kuadrin e një strukture e përgjegjësie shoqërore të përbërë prej institucionesh, partish politike, organizatash dhe shoqatash të ndryshme. Një shumëllojshmëri e tillë quhet pluralizëm i shoqërisë shqiptare, që do të thotë (nënkupton) që grupet e organizuara dhe institucionet të mos varen nga qeveria për ekzistencën, përligjjen dhe autoritetin e tyre. Në shoqërinë e sotme demokratike shqiptare veprojnë me mijëra organizata private, lokale e kombëtare. Shumë prej tyre luajnë rol ndërmjetësues midis individëve dhe institucioneve komplekse shoqërore dhe qeveritare, ku bëjnë pjesë edhe ato vetë, duke kryer, në këtë mënyrë funksione, që nuk i përkasin qeverisë dhe duke u dhënë mundësi individëve të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si shtetas të një vendi demokratik. Këto organizata i përfaqësojnë interesat e anëtarëve të tyre në mënyra efektive dhe t