Në kërkim, 25-vjeçari Farka, kanosi me automatik një shtetas
Pas një sherri për motive të dobëta, një 25-vjeçar ka rrëmbyer armën tip automatik dhe ka kanosur me jetë një bashkëqytetar. Ngjarja ndodhi në Elbasan, ku shtetasi Arben Farka, 25-vjeç, është shpallur në kërkim me akuzën e kanosjes me jetë. “Shtetasi Arben Farka, me banim në lagjen “11 nëntori” të qytetit i ka drejtuar armën shtetasi A. B,, 44 vjeç”, - thanë burimet e policisë. Sipas dëshmisë së të kërcënuarit, policia bën me dije se grindja mes tyre nisi në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Pas kërcënimit, autori është larguar në drejtim të paditur, kurse 44-vjeçari me banim në lagjen “Shënkoll” i është drejtuar policisë, ku ka bërë edhe denoncimin. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet, kurse dosja i kaloi për hetime prokurorisë për veprën penale të “kanosjes me armë”.