Opozita parlamentare vijon akuzat për qeverinë “Berisha”
27/02/2009 Arsimi dhe skandali i Jalës
Skandali në Jalë dhe qëndrimi i Ministrisë së Arsimit mbi protestën e studentëve ishin dje çështjet për të cilat PS-ja dhe LSI-ja, nga selitë respektive, nuk kursyen akuzat dhe kritikat për qeverisjen aktuale. Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare të PS-së Ledi Shamku e cilësoi tërheqjen e Ministrisë së Arsimit të turpshme, pasi sipas saj, nxori në pah paaftësinë e drejtuesve të saj. “Pas një muaji protestash të studentëve dhe bojkotit të procesit mësimor, pas një muaji ankthi rinor e prindëror, që merrte si përgjigje arrogancën qeveritare në trajtë copash letre, kinse të standardeve europiane, sot Ministria e Arsimit tërhiqet dhe shpall se diplomat do të jenë ashtu siç kërkuan studentët, ashtu siç pati sugjeruar në mënyrë të përsëritur Partia Socialiste, pra ashtu siç i ka standardizuar vetë Karta e Bolonjës. Studentët triumfuan kësisoj mbi burokracinë kokëfortë dhe injorancën qeveritare”, - u shpreh Shamku lidhur me këtë çështje. Ndërsa LSI-ja, përmes sekretarit të përgjithshëm të saj Petrit Vasili, i cilësoi ngjarjet e ndodhura në Jalë si prova më e qartë e një skandali shtetëror të përmasave të mëdha. “LSI-ja kërkon sot prerë që Berisha dhe ministrat e tij të japin menjëherë dorëheqjen, sepse të gjithë së bashku kanë gënjyer publikisht përpara Parlamentit dhe popullit shqiptar lidhur me problemin e prishjeve, duke thënë se nuk dinin gjë dhe duke ia ngarkuar përgjegjësinë Bankës Botërore, ndërkohë që ishin ata përgjegjësit dhe ekzekutuesit direkt të prishjes dhe shkatërrimit te pronave në Jalë”, - deklaroi Vasili gjatë fjalës së tij.