Në treg kartëmonedha e prerjes 5 mijë lekë
14/05/2009 Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë, duke filluar nga data 15 maj 2009, do të hedhë në treg kartëmonedhën e prerjes 5000 lekë, emetim i vitit 2007, që do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim. Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim. Gradualisht, do të tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat e dëmtuara, duke u zëvendësuar me kartëmonedha të reja. Sipas ekspertëve bankarë, vendimi i miratuar nga BSH-ja në vitin 2006 për rishtypjen e kësaj kartëmonedhe është në përputhje me programet e mëparshme të Bankës së Shqipërisë dhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 5000 lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë. Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë, që përdoren sot në këtë fushë. Kartëmonedha e re e prerjes 5 mijë lekë, emetim i vitit 2007, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 5 mijë lekë, emetim i vitit 2001. Në kartëmonedhën e re ndryshojnë firma e Guvernatorit dhe e Drejtorit të Emisionit, përmirësohet pamja e pullës holografike, rritet gjerësia e fillit të sigurisë si dhe relievi i kartëmonedhës është më i ndjeshëm në prekje, sidomos tek pjesa e teksteve dhe numrave.