E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet kontrata kolektive e punës mes MTKRS dhe SPASH-it

Mes Ministrit të Turizmit,Kulturës,Rinisë dhe Sporteve, z.Ardjan Turku dhe Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë përfaqësuar nga Presidenti i saj z.Reshat Ibrahimi, u nënshkrua kontrata kolektive e punës, e cila rregullon marrëdhëniet e punës mes punëdhënësit dhe punëmarrësit në fushën e artit dhe kulturës në Republikën e Shqipërisë.
Kohëzgjatja e kontratës kolektive është me një afat 3-vjeçar dhe marrëveshja hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga palët. Gjatë nënshkrimit të dyja palët u shprehen të kënaqur për bashkëpunimin i cili do të ndihmojë artin dhe kulturën në vend për të ecur përpara. Ministri Turku u shpreh i gatshëm për bashkëpunim për çuarjen para të artit dhe kulturës,ndërsa z.Ibrahimi u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm. Në këtë bashkëpunim sipas një propozimi të sjellë më parë nga kjo sindikatë në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të rishqyrtohet dhe një herë statusi i artistit në vendin tonë, pasi siç u shprehën anëtarët e SPASH artisti në Shqipëri kërkon të jetë më i motivuar për të realizuar gjithnjë e më shumë punë më të mira.

Last Updated on Friday, 24 April 2009 18:46

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›