E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevil Dede iken per fare

Luftëtari duhet të gjejë një trajneri të ri pasi Nevil Dede është larguar tashmë përfundimisht nga stoli gjirokastrit. Trajneri tiranas e mori këtë vendim të dytë pas humbjes në shtëpi, 2-3 ndaj Flamurtarit, ku 3 golat miq u shënuan nga Migen Memelli.
Pra, shpëtoi Rubio Sançez dhe erdhi fundi për Deden. 
Kjo është dorëheqja e dytë e tij tek Luftëtari, pasi fillimisht Dede kishte deklaruar largimin pas humbjes po në shtëpi 0-2 ndaj Besës së Kavajës. Në atë kohë, trajneri u deklarua se e bënte një veprim të tillë pasi skuadra nuk po e ndiqte dhe se e ndjente se gjërat nuk do të ndryshonin për mirë.
Pas ndërhyrjes së kryetarit të bashkisë të Gjirokastrës, Flamur Bime, trajneri e ndryshoi mendjen duke vendosur të vazhdonte punën, por këtë herë duket se largimi është pa kthim.
Dorëheqja e Nevil Dedes mund të nxisë një ndryshim tjetër në stolat e superligës pasi tek Tirana trajneri Artur Lekbello është në pozita të lëkundura pas dy humbjeve radhazi, 0-4 në Kukës për Kupën e Shqipërisë dhe 0-2 në Korçë ndaj Skënderbeut në Superligë.
Ndoshta, ish-kapiteni dhe ish-trajneri i 24 herë kampionëve të afrohet pikërisht në stolin bardheblu. Veçse, këto janë vetëm hipoteza, pasi për momentin Lekbello është trajner i Tiranës ndërsa Dede i dorëhequr nga Luftëtari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›