Ngujohen hartuesit e provimit të matematikës
04/06/2009 Gjatë javës mësuesit do të orientojnë maturantët në lidhje me temat e paqarta
Provimi i dytë i maturës do të zhvillohet më 11 qershor 2009
Ngujohen sot hartuesit e testeve për provimin e dytë të detyruara të Maturës Shtetërore, që do të zhvillohet më 11 qershor. Provimi i matematikës, ashtu si dhe letërsia, do të përmbajë 25 pyetje, të cilat do të jenë të kombinuara me alternativa si dhe shtjellim. Jo pak, por 20 ekspertë të lëndës së matematikës, që janë ngujuar në AVA, deri në ditën e provimit nuk do të kenë asnjë mundësi komunikimi me ambientet jashtë qendrës. Kjo e fundit mbahet nën masa të rrepta sigurie nga forcat e policisë, të cilat duhet të garantojnë mosrrjedhjen e informacionit. Zgjedhja e pyetjeve nga fondi i hartuar do të bëhet gjatë dy ditëve të fundit dhe për të realizuar këtë proces do të jenë dy persona të caktuar (dy mësues shkolle), që do të zgjidhen nga ministri i Arsimit. Modeli i testit me të cilin do të testohet nxënësi varet nga lloji i programit lëndor që ai ka përvetësuar në shkollën e mesme. Në përputhje me këto kritere sivjet do të hartohen teste në varësi të profilit të arsimit, kjo pasi edhe programet lëndore dhe ato orientuese janë diferencuar sipas profilit të shkollës. Ndërkohë në të gjitha shkollat e mesme gjatë kësaj jave do të zhvillohen konsultime për lëndën e matematikës, ku mësuesit do të orientojnë nxënësit për të gjitha paqartësitë që ata mund të kenë për tema të caktuara. Njëkohësisht gjatë këtyre ditëve pritet të fillojë dhe procesi i vlerësimit të testeve të letërsisë, aktualisht po mundësohet ndarja e testeve në të katër qendrat, ku do të kryhet dhe korrigjimi nga vlerësuesit e jashtëm. Vlerësimi me pikë për çdo pyetje do të bëhet në bazë të përgjigjes së dhënë, çka do të thotë se maturantët do të marrin pikë të plota, nëse përgjigjja është dhënë ashtu siç vlerësohet në skemën e korrigjimit dhe pikë të përgjysmuara në rast se përgjigjja është pjesërisht e saktë. Për përgjigjet e dhëna gabim apo në rastet kur nuk është kthyer fare përgjigje, nuk do të ketë ndëshkim, por pyeta do të vlerësohet me zero pikë.