E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nipi i "Taçit" kërkon liri në Gjykatë të Lartë

MASA


Pak javë pas lirimit të biznesmenti, i akuzuari i vetëm që ndodhet në qeli dorëzon kërkesën


TIRANË- Nipi i biznesmenit të naftës, Rezart Taçit, studenti i ekonomikut Irgen Selfo i njohur ndryshe edhe si njëri nga tre agresorët e gazetarit Mero Baze kërkon lirimin nga qelia në Gjykatën e Lartë. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë "arrest në burg" në një masë më të butë, tashmë është dorëzuar pranë kësaj gjykate, e cila me anë të shortit elektronik ka caktuar treshen gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Andi Çeliku për shqyrtimin e kësaj kërkese.


Mësohet se Kolegji Penal i kësaj gjykate ka caktuar datën 2 dhjetor ora 14:00 si dita kur do të shqyrtohet rekursi i avokatëve mbrojtës, të cilët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg" dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dy javë më pas. Ka qenë kjo e fundit, e cila me kërkesë të mbrojtjes i ka ndryshuar masat e sigurisë nga "arresti me burg" në "detyrim për paraqitje" shtetasit Rezart Taçi i njohur edhe si pronari i kompanisë "Taçi Oil".


Gjithashtu, po kjo gjykatë i ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" edhe shoferit të kësaj kompanie, Bledar Lilo. Sipas prokurorisë, këta tre persona Taçi, Selfo dhe Lilo kanë ushtruar dhunë verbale ndaj gazetarit Mero Baze mbrëmjen e datës 2 nëntor 2009, në një lokal nate në zonën e ish-bllokut. Për këtë rrahje, prokurori ndaj tre agresorëve ka ngritur akuzën e "goditjes për shkak të detyrës" së gazetarit Mero Baze.

TIRANE- Endacaku kapet duke vjedhur librarinë pranë Prokurorisë së Përgjitshme, arrestohet nga oficerët e hetimit të krimeve të komisariatit nr.4. Alban Balaci, 39 vjeç, me vendbanim në Shkodër, është arrestuar nga shërbimet e policisë së komisariatit nr.4, me akuzën e vjedhjes me thyerje të pronës private.


Lajmi është bërë i ditur për "Shekullin", nga burime të policisë së kryeqytetit që pohuan se Balaci 39- vjeçar pa profesion, është ndaluar nga dy agjentë të policisë kriminale të komisariatit nr.4, vetëm pak momente pasi kishte thyer kioskën e librarisë që ndodhet në kryqëzimin e rrugës "Qemal Stafa" me atë të Barrikadave, fare pranë Prokurorisë së Përgjithshme.


I arrestuari, sapo kishte thyer kioskën prej duralumini dhe po futej të merrte sende me vlerë që mund të ndodheshin në të, është prangosur prej dy agjentëve të policisë së komisariatit nr.4.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›