E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis marrja e kuponëve me 200 lekë



Posta Shqiptare ka shpallur dje listën e personave pa pasaportë që përfitojnë kuponë me 200 lekë për kartat e identitetit. “Posta Shqiptare është e angazhuar totalisht në zbatimin e vendimit të qeverisë për pajisjen me kuponë të shtetasve që nuk kanë pasaportë, por edhe për kompensimin e kategorive përfituese të përcaktuara me VKM, kompensim i cili do të paguhet në zyrat postare”, – bëri të ditur Posta Shqiptare.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Posta bëri të ditur se zyrat vazhdojnë të jenë të hapura në shërbimin me dy turne dhe për pjesën tjetër të qytetarëve, të cilët duan të aplikojnë për letërnjoftim elektronik dhe vazhdojnë të jenë të hapura dhe të shtunë e të diel, me qëllim që të gjithë të mund të marrin kuponin dhe të aplikojnë për letërnjoftimin elektronik.

“Posta Shqiptare ka angazhuar tërë strukturën e saj për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurat e pajisjes së shtetasve pa pasaportë që nuk përfitojnë kompensim nga vendimi i qeverisë për kompensimin e pagesës për pajisjen me letërnjoftim të shtresave në nevojë. Brenda një kohe rekord nga marrja e udhëzimit nga Ministria e Financave ditën e djeshme, strukturat e Postës Shqiptare kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes, me qëllim përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme në të gjithë rrjetin postar për shpërndarjen e kuponëve sipas këtij vendimi”, – bën të ditur Posta.

Sipas drejtorisë, janë printuar tashmë të gjitha listat e personave pa pasaportë të ardhura nga Ministria e Brendshme, të cilat janë shpërndarë në të gjitha zyrat postare të qyteteve sipas njësive administrative dhe procesi i shpërndarjes së këtyre listave nëpër komuna e fshatra fundore është kryer plotësisht. Brenda ditës së sotme, të 551 zyrat postare, deri në skajin më të largët të vendit, janë të gatshme të ofrojnë shitjen e kuponëve të shtetasve pa pasaportë, sipas vendimit të qeverisë.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se listat e personave pa pasaportë, të cilët përfitojnë kuponin, duke arkëtuar fillimisht 200 lekë, sipas vendimit të qeverisë, ndodhen në zyrat postare sipas njësive të qeverisjes vendore (minibashkive). Pra, qytetarët të cilët nuk kanë pasaportë, duhet të paraqiten pranë zyrave postare të njësive administrative ku banojnë dhe janë të regjistruar. Nga ana tjetër, në zyrat postare në të gjithë Shqipërinë janë shitur mbi 800 mijë kuponë për letërnjoftim elektronik si dhe rreth 7 mijë kuponë për pasaporta biometrike. Gjithashtu, janë kompensuar mbi 30 mijë pensionistë që përfitojnë nga skema e kompensimit për pajisjen me letërnjoftim të shtetasve në nevojë.

Ku gjenden listat

Nj. bashkiake nr. 1 dhe nr. 2

Posta nr. 1 dhe nr. 13

Nj. bashkiake nr. 8 dhe nr. 9

Posta nr. 4

Nj. bashkiake nr. 6

Posta nr. 6

Nj. bashkiake nr. 11

Posta nr. 7

Nj. bashkiake nr. 5

Posta nr. 8

Nj. bashkiake nr. 7

Posta nr. 9

Nj. bashkiake nr. 4

Posta nr. 10

Nj. bashkiake nr. 3

Posta nr. 14

Nj. bashkiake nr. 10

Posta nr. 5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›