Njazi Kosovrasti: “Lulzim Basha do t’i mbajë të gjitha premtimet”

Me marrjen e detyrës së re, për të qenë në krye të Bashkisë në Tiranë, Lulzim Basha, do të fillojë të realizojë të gjitha premtimet e bëra publike gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit. Njazi Kosovrasti, kreu i Këshillit Bashkiak, nënvizon se tashmë ka ardhur koha për një frymë bashkëpunimi.
“Në vitet e shkuar, ka munguar tentativa e drejtuesve që nëpërmjet këshilltarëve të gjendej një frymë bashkëpunimi brenda Parlamentit të vogël të qytetit të Tiranës. Brenda objektivave tona dhe të shprehura nga Basha është mesazhi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit”, tha ai.
Ndërsa muaj më parë, premtimet janë fokusuar tek punësimi, strehimi, arsimi, ndërtimi i një tramvaji, gjatë intervistës theksi u vendos dhe tek ligji urbanistik, ku mesa duket e ka dëmtuar vendin. Me kah nga politika, Kosovrasti deklaroi më tej se politika nuk bën vetëm duke kritikuar, por duhet gjetur një urë e përbashkët për të ndërtuar së bashku, kjo në të mirë të të gjithë qytetarëve.