E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë mijë familje me 40 deri 80 euro

Kosovë

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës janë optimistë se numri i familjeve që marrin asistencë sociale, nuk do të rritet gjatë vitit 2010. Ata thonë se projektet për punësim të qëndrueshëm, që kanë filluar të zbatohen nga fillimi i këtij viti, do të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të vendit. Por, ky optimizëm i zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale hidhet poshtë nga analistë të çështjeve ekonomike. Në Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, janë mbi 35 mijë familje, të cilat marrin asistencë sociale prej 40 deri në 80 euro në muaj. Sipas analistëve, ndihma që qeveria e Kosovës ofron për këtë kategori të shoqërisë, karshi çmimeve të larta të produkteve esenciale, është shumë e vogël. Analisti për çështje ekonomike, Flamur Keqa, thotë se, përballë gjendjes së rëndë socio-ekonomike të këtyre familjeve, institucionet e Kosovës duhet të fokusohen në krijimin e një infrastrukture më të mirë, në mënyrë që të ketë investime të huaja. “Theks të veçantë duhet t’i jepet stimulimit të ekonomisë së Kosovës, sepse nëse shkohet vetëm në drejtim të përkrahjes së shtresave sociale, pa pasur një burim të mjeteve të caktuara, me të cilat do të përkraheshin, edhe kjo strategji do të ishte e kotë”.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›