E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noisy kërcënon Bleron

Rap këngëtari nga Shqipëria, Noisy ka nisur edhe një kërcënim të ri.

Pas thashethemeve se ai ka pasur një përleshje me anëtarët e “Tingullit 3Nt”, Noisy kësaj radhe ka nisur një mori akuzash në drejtim të këngëtarit kosovar, Blero.

Në një bisedë telefonike, të cilën mund ta gjeni edhe në youtube.com, Blero nuk e ka idenë se më kë është duke biseduar, përderisa i thotë atij që mos ka telefonuar gabimisht.

Por, ndryshe mendon Noisy, i cili i thotë atij se ai ka folur dikur keq për këngëtarin dhe se ai do t’i hakmerret për këtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›