E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 17 kg hashash e 1.5 kg heroinë, në pranga katër shqiptarë



Policia italiane ka vënë në pranga katër shqiptarë në dy operacione të ndryshme, ndërsa ka sekuestruar 1.5 kg heroinë dhe 17 kg hashash. Sasia e marijuanës u bllokua në një prej akseve jugore në jug të Italisë, afër Brindisit, ndërsa heroina u bllokua në Lugo. Sipas policisë italiane, marijuana do të transportohej për në veri të Italisë dhe do të hidhej në treg. Të arrestuarit janë shoqëruar në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara drejtësisë italiane. Pas informacioneve të marra, karabinierët në Brindisi ndërmorën një aksion. Ata kanë parë makinën e dy shqiptarëve dhe u kanë bërë shenjë që të ndalojnë. Ndërkohë që, pasi të dy transportuesit e drogës kanë dalë nga makina dhe janë vendosur në mbikëqyrje, është ushtruar kontroll në automjetin e tyre. Karabinierët kanë gjetur të fshehura në pjesën e pasme të saj disa pako të mbështjella me letër natriban. Nga verifikimet e kryera rezultoi se lënda e sekuestruar ishte e llojit kanabis sativa. Ndaj dy shqiptarëve, 25 dhe 29 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditura për arsye hetimore, u mor masa e arrestit. Nga hetimet e kryera rezulton se droga e marrë në jug të Italisë do të transportohej për në veri të saj. Dy shqiptarët duket se kishin vetëm rolin e transportuesit, ata do të drejtonin automjetin në destinacionin e përcaktuar, do të takonin blerësin e drogës dhe më pas do të ktheheshin. Por, planet e tyre nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe tani, ata duhet të përballen me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë në superstradën e Lugos, policia italiane arriti që të bllokojë 1.5 kg heroinë dhe të vërë në pranga dy të rinj nga Shqipëria. Sipas karabinierëve, njëri prej tyre, 23 vjeç, ishte me dokumente greke, ndërsa 22-vjeçari tjetër qëndronte në Itali. Operacioni u zhvillua pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me aktivitetin e të rinjve. Ata po udhëtonin me një makinë, ndërsa janë vënë në pranga. Mendohet se heroina ishte trafikuar nga Greqia dhe ishte e destinuar për në tregun vendas. Ndërkohë që po punohet për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Dy të rinjtë u shoqëruan në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›