Nuk ktheu borxhin, paditet për mashtrim greku
Një biznesmen grek, pronar i një rrobaqepësie në Korçë, është çuar për ndjekje penale nën akuzën e mashtrimit. Mësohet se Kristos Kostmidis i ka marrë një shtetasi një shumë prej 16 mijë dollarësh amerikanë në formë huaje dhe nuk ka qenë korrekt në kthimin e borxhit. Vonesat në likuidim e kanë detyruar borxhëdhënësin t’i drejtohet policisë për ta denoncuar për mashtrim. Sipas policisë, greku që ka një rrobaqepësi në Korçë ka marrë borxhe në shuma të konsiderueshme dhe është denoncuar për veprën penale të mashtrimit. Policia e Korçës bën të ditur se ka filluar hetimet në gjendje të lirë për Kristos Kostmidis, 72 vjeç. Të njëjtat burime saktësojnë se ai i ka marrë shtetasit Jorgaq Stoja, një borxh prej 16 mijë dollarësh në vitin 2009, por ka shkelur marrëveshjen duke shlyer vetëm një këst prej 4 mijë dollarësh.
#