E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk votohet raporti i KLSH, mungojnë votat

Kuorumi

Parlamenti nuk ka arritur dot të miratojë rezolutën mbi raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi nuk i kishte votat e duhura. Edhe pse kuorumi prej 72 votash është arritur në miratimin e tre projektligjeve, ikja e një deputeti e ka prishur kuorumin që tregon se sa i brishtë është ekuilibri i legjislativit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, dhe Kryeprokurorja Ina Rama, pritet të raportojnë në dyjavorin e ardhshëm përpara Parlamentit shqiptar. Këto dy raporte janë pikat më “të nxehta” të kalendarit të punimeve të Kuvendit që është miratuar në seancën e djeshme të Parlamentit. Ndërkohë që Guvernatori Fullani do të raportojë të enjten e ardhshme, Prokurorja e Përgjithshme do të raportojë fillimisht në Komisionin parlamentar të Ligjeve.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›