Oborret në përdorim, regjistrimi me rregulla të reja
07/05/2010 Publikohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet më të fundit të ligjit. Hapat që do të ndiqen
Oborret në përdorim do të hipotekohen sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria. Kështu në ndryshimet, të cilat janë publikuar në Fletoren Zyrtare theksohet se do të regjistrohen ato prona që kanë pasur një leje ndërtimi për qëllime banimi. Duke përjashtuar në këtë formë bizneset apo forma të tjera. Ndërsa aplikimi do të realizohet sipas një formulari të posaçëm ku është vetë i interesuari që do të mbajë përgjegjësi për çdo akt të paraqitur. Ndërsa saktësohet dhe fatura që do të paguhet për shërbimin, si dhe afatet për kthimin e përgjigjes.
Vendimi i plotë
Me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në vendimin nr. 200, datë 19.2.2009 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 2 të ndarjes i të vendimit, pas fjalëve “...në funksion të një ndërtimi të
ligjshëm...” shtohen “...për qëllime banimi...”.
2. Në nënndarjen “ii” të pikës 2 të ndarjes II, fjalët “...sipas aneksit 1...” zëvendësohen me “...sipas aneksit 2...”.
3. Në ndarjen III “Paraqitja e kërkesës dhe akteve provuese”, bëhen ndryshimet e
mëposhtme:
a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
1. “Kërkesa plotësohet sipas formularit tip, të miratuar nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e Drejtorit të përgjithshëm të AKKP-së. Formulari tip përmban një paralajmërim që ngarkon me përgjegjësi, sipas ligjit, subjektin kërkues në rast të deklarimit të të dhënave të rreme apo të depozitimit të dokumentacionit të falsifikuar”.
b) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
2. “Ajo paraqitet nga kërkuesi pranë AKKP-së drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës
rekomande”.
c) Në shkronjën “ç” të pikës 3, fjalët “...i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit”
zëvendësohen me “...i nxjerrë nga Drejtoria e përgjithshme e Arkivave...”.
ç) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
4. “Me paraqitjen e kërkesës paguhet edhe tarifa e shërbimit, niveli i së cilës përcaktohet me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave”.
4. Në ndarjen IV “Procedura e shqyrtimit të kërkesës”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. “AKKP-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve, por jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës e të dokumentacionit nga kërkuesi, shqyrton dhe jep vendim për të. AKKP-ja verifikon dhe përcakton, nëse kërkesa e dokumentacioni shoqërues përmbushin kushtet e përcaktuara në ndarjen II të këtij vendimi, si dhe saktëson kufijtë e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet.
b) “Kudo në pikën 2 fjalët “...zyra/zyrës rajonale...” zëvendësohen me “...AKKP-së/ja...”.
c) Në pikën 3 fjalët “...zyra rajonale...” zëvendësohen me “...AKKP-ja...”.

4. “Në përfundim të shqyrtimit, AKKP-ja harton vlerësimin ligjor”.
d) Shkronja “c” e pikës 5 shfuqizohet.
dh) Fjalia e parë e pikës 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Në përfundim, AKKP-ja njofton kërkuesin, sipas rastit, për:”.
e) Pika 7 shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha