Parkingje publike kundrejt pagesës
30/07/2010 Zbatimi i projektit synon lehtësimin e trafikut nëpër rrugët e kryeqytetit
Zonat ku do të aplikohet parkimi, tarifa e përcaktuar do të jetë 100 lekë për orë
Duke filluar nga muaji gusht, kryeqytetasit do të shfrytëzojnë parkingjet publike kundrejt pagesës. Fillimisht ky projekt do të shtrihet vetëm në dy zona, për të cilat tashmë është detajuar dhe plani i veprimit. Ekspertët e Bashkisë së Tiranës kanë publikuar gjatë ditës së djeshme planin se si do të veprohet për shfrytëzimin e këtyre parkingjeve. Projekti pilot për administrimin e ri të sistemit të parkimit me pagesë do të fillojë të zbatohet prej datës 15 gusht, në dy zona kryesore të Tiranës: bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (e disa akse rrugore rrotull tij), si dhe te sheshi “Italia”, pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Sipas kreut të Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, zbatimi i këtij projekti ka për qëllim ngritjen e një sistemi të ri administrimi për parkimet, e cila do të shoqërohet me ndarjen e sistemit të shitjes së biletave nga sistemi i kontrollit.
Zbatimi
“Konkretisht, zonat ku do të aplikohet projekti pilot i parkimit publik me pagesë do të jenë: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga kryqëzimi mes dy ministrive, deri tek ura e madhe e “Dajtit”; bulevardi “Gjergj Fishta”, nga ura e madhe e “Dajtit” deri tek ura “Dëshmorët e 4 Shkurtit” dhe që nga kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të përfunduar tek ura e re e Bllokut. Ndërsa zona tjetër është ajo përpara stadiumit “Qemal Stafa”, që është sheshi “Italia” me të gjithë rrethimet e tij, si nga krahu lindor, krahu verior dhe nga krahu perëndimor”, ka deklaruar Punavija. Gjithashtu Punavija ka pohuar se bileta për rezervimin e parkimit do të ketë të gjithe elementet e sigurisë, është e ndërtuar në mënyrë të thjeshtë dhe është lehtësisht e përdorueshme nga çdo qytetar. Ajo vendoset në një vend të dukshëm, në pjesën e brendshme të xhamit të makinës, për të qenë lehtësisht e identifikueshme nga kontrollorët. Do të jenë strukturat e Policisë Bashkiake, ato që do të bëjnë kontrollin dhe do të marrin masat përkatëse administrative. Për kundërvajtësit e sistemit do të aplikohen sanksionet e parashikuara në Kodin Rrugor, sanksione të cilat arrijnë deri në heqjen e mjetit me karroatrec.
Shitja
Tashmë është përcaktuar që për shitjen e biletave disa pika do të vendosen në afërsi të vendparkimeve publike me pagesë. Sipas projektit, këto pika do të ngrihen në distanca të afërta, duke u mundësuar qytetarëve lehtësinë e pajisjes me biletë, në çdo moment që ata do të vendosin të parkojnë mjetet e tyre në zonat e përmendura. Këto të fundit do të jenë të pajisura me sinjalistikën e nevojshme rrugore. Projekti i mësipërm parashikon fillimin e aplikimit të pagesës së tarifës së parkimit (njëqind lekë/ora), miratuar nga Këshilli Bashkiak i qytetit. Projekti do të ndihmojë shumë në mirëmenaxhimin e trafikut rrotull qendrës së qytetit të Tiranës, në reduktimin e ndotjeve urbane. “Ky projekt synon të promovojë zbatimin e politikave të reduktimit të lëvizjes me mjete private, duke i dhënë prioritet lëvizjes me mjetet e transportit publik, biçikleta, këmbësorë. Po ashtu, projekti ka si qëllim t’u japë përparësi zonave këmbësore në kryeqytet, si sheshi “Skënderbej”, ndërkohë që synon gjithashtu të reduktojë në mënyrë të ndjeshme lëvizjet me mjete private motorike, në zonën rreth qendrës së qytetit, gjë e cila do të ndihmojë në uljen e ndotjes së ambientit dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet”, ka përfunduar Punavija.
Pagesa
Tarifa e parkimit është 100 lekë të reja, ndërsa ky projekt është parashikuar të shtrihet në të gjithë qytetin. Biletat për parkimin me pagesë do të shiten te pikat që do të ngrihen pranë parkingjeve në zonat e sipërpërmendura. Vënia në përdorim e këtyre parkingjeve do të nisë pas datës 15 gusht, teksa do të do të aplikohet fillimisht te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe te sheshi “Italia”. Për rastet kur konstatohet se qytetari, i cili ka parkuar, nuk ka prerë biletën, do të merren masat përkatëse administrative deri në heqjen e mjetit me karroatrec.
Vendet
“Projekti i parkimit me pagesë përfshin të gjithë qytetin e Tiranës, ku nuk është e parashikuar vetëm bileta, por është e parashikuar dhe pagesa nëpërmjet telefonisë celulare. Gjithashtu janë parashikuar vendet për rezidentët, vendet për njerëzit me aftësi të kufizuara, vendet për vizitorët, pra është një projekt i plotë, por si testim i sistemit të ri të administrimit të parkimit, në kuadër të mirëmenaxhimit të trafikut rreth e rrotull qendrës së qytetit, kjo është faza e parë e tij.