E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhë të gjata për kartat e identitetit, sportelet e kufizuara

Në sportelet dhe dyert e aplikimit me karta të identitetit në Shkodër, janë shënuar radhë të gjata edhe në ditën e shtunë dhe të diel, kjo për arsye se personeli është shumë i reduktuar. Në fakt janë dy ditët që banorët e Shkodrës janë pushim dhe pritnin që të aplikojnë dhe kryejnë veprimet normal. Por radhët shkojnë deri në pesë gjashtë orë sepse procedurat janë të ngadalta për mungesa të mëdha personeli. Në këtë mënyrë pakënaqësia ka qenë tepër e madhe në zyrat përkatëse në të cilat janë 12 sportele, por që nuk punojmë më shumë se tre prej tyre. Thirrjet për të aplikuar janë të shumta dhe mesatarja në ditë ka shkuar rreth 500 aplikime kurse në fakt në ditët që duhet të kishte më shumë punë dhe njerëz të lirshëm, sportelet janë pak duke detyruar qytetarët të nervozohen në radhë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›