PSG, 55 milionë për Kaka e Higuain

Paris Saint Germaini po mendon qysh tash për përforcimet që do t’i bëjë gjatë verës. Sipas radios historike ‘Cadena Ser’, klubi nga kryeqyteti francez është i gatshëm që të shpenzojë para të majme për dy futbollistët e Real Madridit, Leite Kaka e Gonzalo Higuain.
Për mesfushorin brazilian dhe sulmuesin argjentinas, PSG ka bërë gati 55 milionë euro. Kaka vlerësohet 30 milionë, kurse Higuain, 25. Të dy lojtarët pëlqehen mjaft nga trajneri Carlo Ancelotti, sidomos braziliani, me të cilin kishte punuar në ciklin e suksesshëm në Milan.