Progres-raporti: Mungojnë mjediset e përshtatshme
Personat me aftësi të kufizuara
Zbatimi i politikave sociale për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara dhe krijimin e një shoqërie me mundësi të barabarta, pavarësisht thellimit të reformave në trajtimin e këtyre personave kërkon një përkujdesje më të madhe në përshtatjen e mjedisit. Ky është konkluzioni i progres-raportit 2008 mbi zbatueshmërinë e Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK), dokument që nisi të zbatohej tre vjet më parë nga institucionet qendrore të vendit dhe ministritë e linjës. “Nevojitet një përkujdes shumë më i madh i të gjitha strukturave shtetërore në zbatimin e objektivave të Strategjisë për PAK”, - vë në dukje raporti, duke renditur pikat kryesore ku kërkohet një përmirësim i dukshëm i mjediseve të përshtatshme për PAK. "Duke qenë se të dhënat zyrtare flasin për mbi 100 mijë persona me aftësi të kufizuara mendore, fizike, invalidë të punës, para dhe tetraplegjikë në vendin tonë, që përbëjnë pothuajse rreth 3% të popullsisë, në planin e politikave po adaptohet modeli social i trajtimit, ndonëse në planin operacional, ende operojmë me modelin mjekësor, që i kategorizon personat e komisionuar më tepër sipas shkallës dhe natyrës së dëmtimit sesa sipas nevojave të tyre", - sqaruan ekspertët e Sekretariatit Teknik për PAK, ngritur pranë Drejtorisë së Shanseve të Barabarta në Ministrinë e Punës