Pas Katarit, me 27 maj miqësore Shqipëri Iran, luhet në Stamboll
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri italian Xhani de Biazi,it gjen një tjetër skuadër për të zhvilluar në maj miqësoren e dytë . Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar takimin miqësor kundër një tjetër skuadre aziatike, kombëtaren e Iranit. Takimi do te zhvillohet ne 27 maj në kryeqytetin turk të Stambollit. Ndërkohë me 22 maj në Madrid do te zhvillohet miqësorja e pare kundër Katarit. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tirane menjëherë pas përfundimit te takimeve me skuadrat e tyre në kampionatet respektive. Ne këto dy miqësore tekniku italian De Biazi pritet te grumbulloje disa emra te rinj si portierë, Endrit Berisha i Kalmarit te Suedisë, apo Megrim Mavraj i Greuther Furth në Gjermani.
Irani i 4-i në Azi, i 51-ti në FIFA
Irani eshte nje skuader shume e njohur ne Kontinentin e Azise. Jo me kot sipas vleresimit ajo renditet ne vendin e katert ne renditjen e pergjithshme ne Azi dhe vendin e 51-te ne renditjen e FIFA-s. Kjo skuader ka treguar ne dekadat e fundit nje rritje te madhe dhe eksperienece ne takimet eliminatore e finale per Kampionatet Boterore dhe Kupen e Azise.
Irani ka marre pjese ne tre Finale te Kampinateve Boterore me 1978 ne Argjentine, 1998 ne France dhe 2006 ne Gjermani.
Skuadra Kombetare e Iranit ka fituar tre here titullin Kampion i Azise ne vitet 1968, 1972 dhe 1976. Ky ekip ka merituar ne kete kompeticion vednin e trete dhe medaljet e bronxit me 1980, 1988, 1996 dhe 2004.
Portugezi Queiroz vlereson Shqiperinë
Trajneri i Skuadres Perfaqesuese te Iranit 59 vjecari i njohur, portugezi Carlos Manuel Queiroz ka vleresuar me nota pozitive ekipin tone perfaqesues. Ai ka deklaruar se do te jete nje takim interesant e me vlera per te dyja skuadrat.
Karriera si trajner e ketij ish portjeri eshte mjaft e pasur dhe me eksperienca te medha. Ai ka drejtuar Kombetare te nivelit te larte dhe skuadra klubesh te kategorive me superiore ne Bote.
Carlos Manuel per klube njihet ne drejtimin si trajner tek Sporting i Lisbones ne vitet 1994-1996, NY Metro Stars ne SHBA ne vitin 1996, dy here me pak shkeputje por e tera bashke 8 vjet asistent tek Mancester Unaited pas trajnerit shume te njohur Ferguson, nje edicion trajneri i Real Madrid ne sezonin 2003-2004 etj.
Si trajner i Kombetares Carlos Emanuel ka drejtuar Portugaline 1991-1993, Emiratet e Bashkuara Arabe 1998-1999, Afrika e Jugut 2000-2002, 2 Portugali 2008-2010 dhe qe nga viti 2011 eshte trajner i Iranit.
