Përdhunoi një të mitur, prangoset pas 5 vjetësh
Durrës
DURRËS - Arrestohet në orët e pasdites së të hënës i kërkuari nga drejtësia që nga viti 2004. Policia ka njoftuar se është arrestuar shtetasi 42-vjeçar Luan Curri pasi ishte i dënuar me 10 vjet heqje lirie. Arrestimi i tij ëështë bërë pasi ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur në bashkëpunim". Policia në zbatim të masës së dënimit me dhjetë vjet burg që u mor që më datën 5 janar të vitit 2004, pas një pune operative për të gjetur vend-strehimin ku ai rrinte, ka arritur që ta ndalojë dhe ta çojë 42-vjecarin për të kaluar periudhën 10-vjeçare të ndëshkimit ligjor në qeli. Sipas policisë, arrestimi i tij u krye në afërsi të banesës së vet, pasi policia kishte siguruar informacion se ai kohët e fundit ishte parë në afërsi të lokalit të vet në lagjen nr.9. Mësohet se gjatë arrestimit ai nuk ka kundërshtuar.